Shqipëria: destinacioni i ri i turizmit italian

Plazhi i Himarës

 Plazhi i Himarës

 

Bregdeti dhe deti i Shqipërisë tërheqin gjithnjë e më shumë turistë, kryesisht nga Italia

Me pesë mijë vjet histori, parqe arkeologjike, vende të Unesco-s, me mbi 400 km bregdet dhe një hinterland ende të panjohur, Shqipëria përfaqëson një destinacion shumë tërheqës me plazhe të pacenuara, mikpritje shumë bujare, panorama që të lënë pa frymë, dhe çdo gjë me çmime vërtet të pranueshme: Shqipëria, në fakt, është sot një destinacion turistik low cost për ata që zgjedhin t’i kalojnë këtu pushimet e tyre verore.

 

Si mund të arrijmë?

 

AF Francesca – Porti i Durrësit

AF Francesca – Porti i Durrësit

 

Shoqëria Adria Ferries propozon nisje ditore nga tre porte të ndryshme italiane nga ana e Adriatikut: Trieste, Ankona dhe Bari për në Durrës. Leader në lidhjet detare midis Italisë dhe Shqipërisë, me aktivitetet e saj, Adria Ferries kënaq nevojat e udhëtarëve që nisen dhe të transportuesve të shumtë që zhvendosin mallra ndërmjet dy vendeve. “Në lidhjet detare ndërmjet Italisë dhe Vendit të shqipeve, sot ne kemi strehuar në bordin e anijeve tona më shumë se 4.2 milion pasagjerë me mbi 910 mijë automjetet përkatëse.” - deklaron armatori Alberto Rossi, president i Adria Ferries.

Ka shumë shërbime cilësore novatore dhe të integruara që shoqëria vë në dispozicion të mysafirëve: sektori i restoracionit që në mënyrë rigoroze shquhet nga marka Made in Italy, zona e re e lojërave që i dedikohet fëmijëve, një shërbim i shkëlqyeshëm hotelerie, por edhe procedurat pararojë për të garantuar sigurinë e pasagjerëve.

Po aq janë edhe avantazhet e ofruara për klientët që zgjedhin të udhëtojnë me Adria Ferries: nga early booking, deri tek promovimi "kthehesh dhe kursen" me zbritje deri në 50% në udhëtimin e kthimit, shërbim falas për fëmijët, zbritje për kamperistët, motoçiklistët e grupet dhe deri në 35% zbritje në rastin e rezervimit të paketës turistike komplete me anije + pushime nëpërmjet TO “Il Mondo in mano”.

Tragetet në shërbim janë aktualisht tre: AF Marina, AF MichelaAF Francesca, të cilave do t’i shtohet i katërti brenda vitit. Për ata që duan t’i planifikojnë pushimet në Shqipëri, shoqëria gjithashtu ofron Tour Operatorin e saj Il Mondo in Mano për pushime në det dhe turne të ndryshme për të zbuluar Vendin e shqiponjave.

 

Çfarë mund të shohim në Shqipëri?

Shqipëria është një përvojë unike për ata që dëshirojnë pushime në kontakt me natyrën dhe kulturën e vendit dhe gjithashtu për ata që kanë një pasion të veçantë për traditën kulinare.

 

Plazhi i Ksamilit 

Plazhi i Ksamilit

 

Ksamil ndodhet në jug të Shqipërisë, me pamje nga deti Jon, përballë ishullit të Korfuzit (në gjuhën shqipe "ksamil" do të thotë pikërisht "gjashtë milje"): bën pjesë në parkun kombëtar të Butrintit, hapësirë natyrale e mbrojtur dhe gjithashtu vend i rëndësishëm arkeologjik. Pikërisht ashtu si Apollonia, qyteti është themeluar nga grekët dhe i pushtuar nga romakët, që gjendet, përkundrazi, në qendër të Shqipërisë. Së bashku me plazhet Dhërmi e Himarë, Ksamili është një nga lokalitetet turistike më të kërkuara të Shqipërisë.

 

Kalaja e Durrësit

Kalaja e Durrësit

 

Duke udhëtuar me rrugë detare nga Trieste, Ankona e Bari me Adria Ferries, arrijmë në Durrës (Durazzo italisht), porti më i rëndësishëm shqiptar: qytet antik i themeluar nga kolonët grekë i njohur gjithashtu si Dyrrachium, ka qenë kryeqyteti i Shqipërisë deri në vitin 1920 dhe sot është porti më i rëndësishëm shqiptar. Këtu fillonte Via Egnatia, rruga e lashtë romake që lidh Durrësin me Stambollin dhe disa hapa larg nga porti mund të shihen akoma mbetjet e Kullës Veneciane dhe të Kështjellës, e shkatërruar dhe e rindërtuar, një nga vendet më të rëndësishme të mbrojtjes në Ballkan. Jo shumë larg mund të shihen vagëllimthi mbetjet e Amfiteatrit Romak të ndërtuar në shekullin e II nga Trajani, më i madhi në Ballkan me një kapacitet prej 15,000 spektatorësh. Mbetje të rëndësishme arkeologjike ruhen në Muzeun arkeologjik dhe në atë etnologjik, por në treg zbulohet shpirti autentik i çdo qyteti, ndërmjet produkteve të përditshme dhe endemike. Në fund të Bulevardi Dyrrah, tregu i mbuluar i frutave është një freskore me ngjyra, shije dhe tregime të njerëzve të zakonshëm.

Prej këtu mund të arrijmë lehtësisht kryeqytetin Tiranë, një qytet modern, i gjallëruar nga ngjyrat e ndritshme sipas dëshirës së kryeministrit-artist Edi Rama, kryetar komune i kryeqytetit dhe i karakterizuar nga rrokaqiejt, xhamitë dhe kishat e hapura. Është për t’u vizituar Sheshi Skënderbej, i dominuar nga statuja mbi kalë e heroit kombëtar, Muzeu Bunk'art, kështjellat-fortesë, Kisha e Kroit, Ura e Tabakëve, Xhamia e Et'hem Beut, Katedralja katolike e Shën Palit dhe Katedralja ortodokse Ringjallja e Krishtit. Tirana është gjithashtu një qytet universitar dhe i kulturës, me muze dhe 5 biblioteka, ndërmjet të cilave Biblioteka kombëtare me një milion vëllime.

 

Tirana – Pamja e Qytetit

Tirana – Pamja e Qytetit

 

Meriton t’i bëhet një vizitë edhe Beratit, qytet-muze me njëmijë dritare në shpatet e një kodre, trashëgimi i Unesco-s. I dominuar nga një kështjellë, ai është i rrethuar me mure me 24 kulla që përfshijnë Xhaminë e Bardhë, Katedralen Fjetja e Shën Mërisë, kisha të shumta bizantine, muzeun Onufri dhe Muzeun Etnografik. Në zonën e Beratit, tokë vreshtash, në vitet e fundit janë ngritur shumë ndërmarrje që prodhojnë verëra interesante, si p.sh. “Cobo Winery”.

 

Qyteti i Beratit

Qyteti i Beratit

 

Një lokalitet tjetër bregdetar i denjë për t’u përmendur është Vlora, në jug të Shqipërisë, tashmë shumë e zhvilluar nga pikëpamja turistike, me hotele të niveleve të ndryshme, apartamente, B&B, restorante dhe lokale. E pajisur me të gjitha shërbimet e nevojshme për turistët, Vlora mund të jetë një alternativë e vlefshme për vendpushimet e përmendura turistike të Adriatikut. Është për t’u vizituar Xhamia e Muradies, Monumenti i Pavarësisë në Sheshin e Flamurit dhe lagjet e vjetra ndërmjet të cilave ajo e hebrenjve.

 

Plazhi i Vlorës

Plazhi i Vlorës

 

Nga Vlora arrijmë me lehtësi në Apoloni, që nga grekët i është dedikuar Zotit Apolon dhe e themeluar në vitin 588 p.K., një qytet-shtet me rëndësi strategjike dhe logjistike për shkëmbimet tregtare me rrugë detare. Sot është e mundur të vizitojmë vendin arkeologjik, por vetëm një përqindje minimale e zonës është gërmuar deri tani, thesari mbetet pothuajse tërësisht nën tokë. Një qytet shumë i pasur, në qendër të trafiqeve tregtare, pika e kalimit të Via Egnatia që çonte në Konstandinopojë. Krahas kishave bizantine me kapitele romake gjenden rrënoja të rëndësishme të epokës klasike: një kombinim interesant. Si një shembull i qyteteve osmane, Berati është trashëgimi e Unesco-s , ndërsa Apolonia është një kandidat që pritet të hyjë.

 

Apolonia – Vend Arkeologjik

Apolonia – Vend Arkeologjik

 

Me origjinë otomane është edhe Gjirokastra (Argirocastro në italisht), në jug të Shqipërisë, qyteti-muze është i vendosur në shpatin e një kodre me pamje nga lugina dhe i njohur për përdorimin masiv të gurit në strukturat e banesave dhe për rrugët. Nuk është rastësi që të njihet edhe si "qyteti i gurit" dhe përfaqëson takimin e kulturës shqiptare së bashku me kulturën greke, otomane dhe romake. Qyteti zhvillohet rreth kështjellës së tij që është e vendosur në majë të kodrës: është e dyta për madhësi në Ballkan dhe në një pozicion dominues në lidhje me të gjithë rrafshinën përreth. Gjithashtu edhe qyteti historik i Gjirokastrës është një qendër karakteristike, i mbrojtur mbi kodër dhe i pasur me shtëpi të mrekullueshme dhe dyqane artizanale, restorante dhe hotele të lezetshme.

 

 

Kështjella e Gjirokastrës

Kështjella e Gjirokastrës

 

Numri i vizitorëve të huaj të tërhequr nga një Vend ende autentik, në identitetin e tij kulturor dhe të bukurive të pa eksploruara, vazhdon të rritet. Në fakt, Shqipëria ofron një gamë të gjerë zgjidhjesh që i përshtaten të gjitha shijeve: për personat sportiv ka shumë aktivitete që mund të praktikohen në natyrë dhe të pasionuarit e kuzhinës së mirë mund të provojnë shijen e një tradite të mirëfilltë kulinare, popullore, të lidhur me produktet e tokës dhe të detit dhe që shoqërohet me verëra shumë të mira lokale. Vizita në këtë vend do të thotë të shijojmë bukurinë e tij, por gjithashtu të kontribuojmë në përhapjen e kulturës së tij, të vlerave dhe të angazhimit në afirmimin e tij si një vend protagonist në Ballkan dhe Mesdhe. Turistët italianë gjithashtu zgjedhin Shqipërinë sepse është një vend i përballueshëm ekonomikisht duke pasur parasysh shpenzimet më të ulëta në krahasim me destinacionet e tjera turistike të Adriatikut, edhe për arsye se arrihet me lehtësi. Në fakt, shoqëria Adria Ferries brenda pak orësh me traget, lidh Italinë me Shqipërinë, me mundësinë e nisjes nga portet e Ankonës, Barit dhe Triestes sipas kërkesave.

Për më shumë detaje vizitoni seksionin Tour Operator 

 

Shihe artikujt në këtu: 

 

  • "Adria Ferries punta sul turismo verso l'Albania" - TREND
  • "Albania, viaggio nel Paese delle Aquile da Tirana a Durazzo" - ANSA ViaggiArt
  • "Le spiagge più belle dell’Albania adriatica"Siviaggia
  • "Albania trendy tra movida e spiagge caraibiche" - Tgcom24
  • "Albania Storia e bellezza da scoprire al di là dell'Adriatico" - Emotions Magazine
  • "Viaggio in Albania da Tirana a Apollonia, passando per Berat e Valona" - Il Sole 24 ore

Adria Ferries takon Kryeministrin Edi Rama

 takim edirama

 

Brenda pesë vitesh 10 milion tusrista 

Një fazë e rëndësishme e Educational Tour Press të organizuar nga Adria Ferries në Shqipëri ishte takimi me Edi Ramën, në Pallatin e Qeverisë në Tiranë, ku Kryeministri priti grupin e gazetarëve në një takim me dyer të mbyllura, duke u treguar menjëherë i hapur për dialog dhe në dispozicion për të kënaqur pyetjet e shumta të publikut të tanishëm. Sallat e Pallatit të Qeverisë janë të mëdha dhe të mobiluara në stilin klasik Giò Ponti, arkitekti italian i cili në Tiranë ka realizuar arkitektura të ndryshme.

Ministri e mirëpriti grupin në një sallë të madhe me dy stampime të mëdha me origjinë italiane që paraqesin detin dhe territorin shqiptar, simbole të lidhjes së ngushtë që historikisht bashkon Italinë dhe Shqipërinë. Me një gjuhë bisedore dhe ndonjëherë ironike, Edi Rama, i njohur edhe si Kryeministri Artist sepse është një piktor i njohur, ka trajtuar temën e fluksit të madh turistik të 5 viteve të fundit në Shqipëri, duke motivuar arsyet në lidhje me këtë fenomen dhe pastaj duke thelluar çështjen e lidhjes së ngushtë që bashkon Shqipërinë dhe Italinë dhe problemet, por më shpesh lehtësitë, të cilat turizmi shqiptar paraqet në sytë e miqve fqinjë italianë. Në fakt, Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë një destinacion turistik i zgjedhur nga italianët për pushimet e tyre verore dhe jo verore.

"Për pesë vitet e ardhshme presim që të arrijmë në 10 milionë turistë" - pohon ministri - "shumë vijnë nga Evropa qendrore dhe veriore, si Polonia, Republika Çeke, Zvicra, por po vijnë gjithnjë e më shumë italianë dhe kohët e fundit edhe nga Izraeli. Këtu ekziston gjithçka që e bën një turist të lumtur, duke filluar nga trashëgimia jonë kulturore, megjithëse për fat të keq kemi humbur shumë në vitet ‘60, si për shembull 2500 kishat që u shkatërruan".

 

takim edirama alberto rossi

 

Shqipëria është një Itali e vogël: prandaj pëlqehet 

Pyetjes se pse italianët zgjedhin Shqipërinë si destinacion turistik dhe përse ai do t'i këshillonte të shkojnë atyre që ende nuk kanë shkuar, ministri u përgjigj duke pohuar se për shumë italianë Shqipëria është një Itali e vogël, e krahasueshme me vendin e gjyshërve të tyre, me të gjitha të mirat dhe të këqijat e saj. Ka shumë shqiptarë që flasin italisht dhe nuk mungojnë lidhjet detare nga Italia në Shqipëri: rrugët më të frekuentuara janë ato të shoqërisë Adria Ferries, që me tragetet e saj AF Michela, AF Francesca dhe AF Marina administron linjat Ankona Durrës dhe Bari Durrës me udhëtime vajte-ardhje me nisje disa herë në javë.

Interesi ndaj Vendit të Shqipeve është rritur duke arritur në 6 milionë vizitorë vitin e kaluar, sepse turisti mund të zgjedhë të kalojë pushimet e veta në Shqipëri për arsye të ndryshme, duke filluar nga trashëgimia kulturore deri tek atraksionet më të fundit turistike si zhvillimi i turizmit enologjik, projekti i portit të ri turistik të Durrësit, pamja e re e Tiranës, lindja e hoteleve të reja me pesë yje të grupeve të mirënjohura ndërkombëtare të Hotelerisë, konstruksioni i resorteve edhe në male me një perspektivë më të gjerë të një programi transformimi global të quajtur Rilindja urbane.

 edi rama takon gazetarët

 

Nga nga ky takim doli një aspekt i rëndësishëm: përgjegjësia e madhe që Italia ka ndaj Shqipërisë. Një referim kulturor dhe ekonomik për shqiptarët, një mënyrë për të përhapur gjuhën tonë, që në Shqipëri e flasin të gjithë dhe një mundësi investimi për sipërmarrësit tanë, të cilët në këtë vend mund të gjejnë mundësi të shkëlqyera investimi si në sektorin e turizmit ashtu edhe në sektorin e infrastrukturave.

Turizmi në Shqipëri në fakt po zhvillohet gjerësisht pasi vendi është afirmuar si një nga destinacionet e zgjedhura për pushimet verore dhe është i pasur me resurse dhe potencialitet.

Çfarë duhet të shohim në Shqipëri? E pra arsyet për të vizituar Vendin e Shqipeve janë të shumta. Duke filluar nga vendet arkeologjike si Apollonia, që është kandidat për të hyrë në trashëgiminë e Unesco-s, deri në vende me histori të lashtë si Berati, një qytet osman që tashmë është pjesë e vendeve të Unesco-s dhe për ata që zgjedhin pushimet në det, mund të vizitojnë plazhet në lokalitetet bregdetare si Saranda dhe Vlora por edhe vendet malore në Shqipërinë e veriut.

Pra Shqipëria përfaqëson një eldorado për ata që vendosin të investojnë ose thjesht për ata që duan të marrin një traget nga Italia për në Durrës dhe të shijojnë bukurinë e një toke që është ende e pa eksploruar.

 

Shihe artikujt në gjuhën shqipe këtu: 

 

  • “L'Albania è una piccola Italia: ecco perché piace" - SiViaggia
  • "L'Albania chiama, le imprese rispondono" - EconomyMag
  • "Il miracolo Albania? Incentivi fiscali e investimenti vantaggiosi per le imprese estere" - ildenaro.it
  • "Vacanze in Albania: per ritrovare l’Italia d’altri tempi" - Moto-OnTheRoad

 

Turizmi në Shqipëri: Educational Tour Press 2019

Shqipëria një botë e pa eksploruar


“Shqipëria një botë e pa eksploruar” është tema qendrore e Educational Tour Press (28 mars – 1° prill 2019) i organizuar nga Adria Ferries, shoqëria e udhëtimeve detare që tash 15 vite lidh Italinë me Shqipërinë e që mbulon të gjithë Adriatikun me tragetet e saj nga Ankona, Bari e Trieste për në Durrës.
Ky event i ka dhënë mundësinë një grupi prej 30 gazetarësh, nga gazetat më të rëndësishme italiane, për të vizituar disa nga lokalitetet më të bukura turistike në Shqipëri dhe për të takuar disa përfaqësues të qeverisë në inaugurimin e eventit në kontekstin madhështor të Plaza Hotel në Tiranë, 29 marsin e kaluar.
Në konferencën e shtypit gjatë hapjes morën pjesë Ministri i Turizmit Blendi Klosi dhe Ministri i Kulturës, Elva Margariti, të dy të bashkuar me Presidentin e Adria Ferries Alberto Rossi, në synimin e përbashkët për t’u Rritur bashkërisht.

 

Turizmi në Shqipëri: Educational Tour Press 2019

 

 

Diskutimi i Ministrit të Turizmit Blendi Klosi

 

Diskutimi i Ministrit të Turizmit Blendi Klos

 

Klosi u përqendrua në mundësitë e zhvillimit të vendit nga pikëpamja turistike dhe e hapi diskutimin me moton: “2 popuj, një det e një miqësi”, sigurisht e duke folur për miqtë fqinj italianë.

Ministri ka pohuar se viti 2018 ka pasur një rritje të turistëve italianë në Shqipëri me 60%, që korrespondon me rreth 326,000 veta.
Për sa i përket të ardhmes, pritet që përqindja të rritet derisa të arrijë mbi gjysmë milioni italianë që zgjedhin të kalojnë pushimet e tyre në Shqipëri.
Një ndihmë e vlefshme në këtë drejtim vjen nga lehtësimet e rëndësishme fiskale që qeveria shqiptare u ofron të gjithë investitorëve italianë që shohin në këtë vend një mundësi për të ndryshuar pozitivisht ndërmarrjet e tyre dhe për të investuar në sektorin e turizmit shqiptar.

 

 

Ministri i Kulturës Elva Margarit

 

Ministri i Kulturës Elva Margariti

 

Ministri i Kulturës Elva Margariti, nga ana tjetër, jo vetëm që u përqendrua në natyrën e pa eksploruar të tokës shqiptare, por edhe në thesaret e paçmuara kulturore, vendet arkeologjike, monumentet dhe kështjellat.

Në fjalën e saj, Ministria theksoi se trashëgimia kulturore shqiptare tashmë ka filluar t’i nënshtrohet një pune rivitalizuese e restauruese në një skenar zhvillimi ekonomik në evoluim të vazhdueshëm, të ndërtuar rreth vendeve me interes kulturor dhe historik, si zonat arkeologjike, monumentet, kështjellat, manastiret dhe fshatrat rurale, thesare të paçmuara të vendit të shqiponjave.
Adria Ferries ka organizuar këtë konferencë për të promovuar turizmin dhe kulturën në Shqipëri dhe për të tërhequr vëmendjen e mediave italiane në një vend pothuajse të pa eksploruar.

 

Konsulto artikujt në gjuhën shqipe këtu:

  • “Shqipëria një botë e pashkelur, Klosi: Në 2019 presim mbi gjysmë milionë turistë italian" - javanews.al
  • "Balla bashkëbisedim me gazetarët italianë: Turizmi sektor strategjik, pas 2013 u rrit ndjeshëm kontributi në ekonomi" - 360grade
  • "Shqipëria një botë e pashkelur, prezanton pasuritë turistike të vendit" - vloranews.al
  • "Ministri Klosi iu prezanton Shqipërinë turistike gazetarëve italianë" - abcnews.al

 

Taulant Balla: qeveria e scqipërisë synon të mbështetet te turizmi

Ministro turismo albanese

 

Me rastin e turneut Educational Tour Press në Shqipëri, 29 marsin e kaluar në Tiranë, 23 gazetarët pjesëmarrës patën mundësinë të takonin presidentin e grupit parlamentar të partisë socialiste Taulant Balla. Tema qendrore e fjalimit ishte roli i parlamentit shqiptar në promovimin e turizmit në Shqipëri për afirmimin e vlerave kombëtare në botë.

Shqipëria, në fakt, u ofron turistëve një shumëllojshmëri peizazhesh natyrore në gjendje që të kënaqin të gjitha shijet: 70% e territorit është i formuar nga vargmale pak a shumë të larta në varësi të zonës; parqe natyrore, rezerva, lumenj të gjatë si Drini dhe Vjosa, liqene të shumta dhe më shumë se 400 km bregdet, të karakterizuar nga deti me ujë kristal dhe plazhet e mahnitshme, që e bëjnë Shqipërinë një margaritar të Adriatikut.

Ndër vendet që duhet të vizitojmë në Shqipëri mund të përmendim sigurisht kryeqytetin Tirana, me një atmosferë më shumë se kaotike, të pasur me restorante, dyqane dhe tregje të vendit; Gjirokastrën, një trashëgimi kulturore e UNESCO-s dhe një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë, që strehon një sërë vendesh historike; Apollonia, e themeluar në vitin 588 p.K., sot një vend arkeologjik i pasur me rrënoja që përfshijnë një kishë, një teatër dhe një manastir; Vlorën, ​​një nga qytetet më të famshme bregdetare në Shqipëri dhe një destinacion shumë popullor për të gjithë turistët sepse ofron disa nga plazhet më të bukura në Shqipëri dhe Ballkan; Berati, një qytet tipik me origjinë otomane, që mund të eksplorohet në këmbë duke ndjekur shëtitjet e mrekullueshme përgjatë rrugëve të lashta të qytetit, paraqet panorama të mrekullueshme dhe është një destinacion i turizmit të aventurës për ata që e duan sportin si rafting në kanionet e lumit Osum; Durrësi, një nga qytetet dhe portet më të rëndësishme të vendit, që lidh Italinë dhe Shqipërinë me anën e shërbimeve të trageteve të shoqërisë Adria Ferries nga portet e Triestes, Ankonës dhe Barit me nisje disa herë në javë, me atmosferë relaksuese dhe me vende të ndryshme historike për t'u vizituar; Shkodra, konsiderohet kryeqyteti i 'çiklizmit' të Shqipërisë për mundësinë e përdorimit të biçikletave, ku nuk mund të humbasim një vizitë në kalanë e Rozafës të ndërtuar nga ilirët dhe pikë panoramike e qytetit, por edhe një shëtitje te liqeni me të njëjtin emër, në muzeun historik dhe në katedrale; Butrinti, një nga perlat e Shqipërisë, pranë Sarandës, një park kombëtar që konsiderohet trashëgimi botërore dhe i mbrojtur nga UNESCO që nga viti 1992, por edhe një vend arkeologjik me rrënoja të shumta, një amfiteatër dhe një tempull romak; së fundmi ndër gjërat që duhet të vizitojmë në Shqipëri, nuk mund të mungojnë Alpet Shqiptare, destinacioni kryesor turistik i të cilave është fshati Theth dhe ujëvara e tij karakteristike, një nga atraksionet më të bukura në Shqipëri.

Duke parë bukuritë e territorit shqiptar dhe rëndësinë që ka industria e turizmit në ekonominë e vendit, duke filluar nga disa vite më parë e deri më sot, Balla ka shprehur dëshirën që të përmirësohen strukturat e akomodimit, pa ndërhyrë shumë te natyra, një nga pikat e forta të Shqipërisë.

Strukturat e akomodimit u janë përshtatur përballjes së fluksin në rritje menjëhershme të të huajve në dy vitet e fundit. Këto struktura janë ndërtuar vitet e fundit dhe janë të pajisura me komoditete: deti dhe plazhet nuk kanë pse t’ua kenë zili destinacioneve më të kërkuara turistike në dekadën e fundit. Saranda, Vlora, Durrësi dhe Dhërmiu, lokalitete bregdetare me një ofertë më të madhe të strukturave turistike dhe hotelore: hotelet me 3-4-5 yje me një gamë të gjerë shërbimesh dhe shumë atraksione për të kënaqur edhe mysafirët më kërkues.

Shqipëria është një parajsë akoma e panjohur për shumë njerëz, por kjo nuk do të thotë se është një vend që nuk ka shumë për t’u ofruar vizitorëve të saj, kjo gjë është aq shumë e vërtetë sa që është bërë një nga destinacionet më të kërkuara nga turistët italianë dhe të huaj në kërkimet e tyre të pushimeve me kosto të ulët.

 

 

Conferenza stampa Adria Ferries turismo in Albania

 

Sipas ministrit Balla, industria e turizmit ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në ekonominë e vendit si në aspektin monetar ashtu edhe në aspektin e mundësive të punësimit, duke u bërë një sektor strategjik për Shqipërinë që ka parë të fokusuar vëmendjen e Asamblesë, qeverisë, donatorëve, institucioneve dhe shoqërive private të sektorit për përgatitjen e kuadrit të nevojshëm ligjor dhe normativ, si një kërkesë themelore për të gjitha investimet dhe zhvillimin e pranueshëm.

 

Conferenza stampa Adria Ferries turismo in Albania

 

 

Për industrinë e turizmit, Asambleja ka adoptuar edhe një legjislacion fiskal të favorshëm: me legjislacionin Strategic Investment Legislation, tatimi mbi vlerën e shtuar për shërbimet e ofruara nga markat dhe restorantet e regjistruara në nivel ndërkombëtar brenda strukturave të akomodimit siç janë agroturizmet, është reduktuar në 6%, në mënyrë që të lehtësojë dhe mbështesë investitorët.

Objektivi i këtyre strategjive është rritja e vazhdueshme e turizmit të vendit në të gjitha frontet, si në produktivitetin ashtu edhe në shërbimet e ofruara, por edhe një përmirësim i rëndësishëm i imazhit në nivel ndërkombëtar. Ndër faktorët të cilëve u duhet kushtuar më shumë vëmendje dhe mbi të cilat duhet të punohet, Balla përfshin zgjerimin e brezit të moshës së turistëve që momentalisht është e përqendruar në 25-44 vjeç dhe zgjerimin e turistëve që mbërrijnë në Shqipëri përtej kufirit rajonal; së fundmi, modelimi i strukturave të shërbimeve turistike në një tipologji vizitorësh më "kulturorë", duke rivlerësuar dhe fuqizuar muzetë, vendet arkeologjike dhe monumentet e tjera.

Italia dhe Shqipëria gjithnjë e më afër 

Sipas Institutit Shqiptar të Statistikave (Instat) në janarin e 2019-ës, numri i të huajve që vizituan Shqipërinë në vitin 2018 është rritur me 15.8% në krahasim me vitin 2017, me mbi 5.9 milionë persona. Italia, pas Polonisë, Maqedonisë dhe Greqisë, arrin 436 mijë turistë italianë, ose 20 për qind më shumë se një vit më parë. Në Shqipëri, turizmi po bëhet gjithnjë e më shumë një sektor i rëndësishëm për ekonominë e vendit. Si rezultat ndikimi ekonomik është shpërndarë pastaj në sektorë të ndryshëm: në rritjen e shitjeve të aktiviteteve të hotelerisë, rritjen e numrit të punonjësve dhe rritjen e shitjeve të agjencive të udhëtimit. Përballë iniciativës së udhëhequr nga Adria Ferries, për të organizuar një turne Educational Tour Press, për të tërhequr vëmendjen e mediave të gazetave kryesore italiane, Balla u shpreh si më poshtë: "Adriatiku është një det që na bashkon dhe që nuk na ndan", pohoi Balla. "Ne jemi miq të Italisë dhe u garantojmë turistëve mikpritjen dhe sigurinë më të përzemërt. Jemi të lumtur për këtë joint venture me Adria Ferries për realizimin e këtij eventi". Shoqëria italiane e transportit, në fakt, ka disa vite që lidh Italinë dhe Shqipërinë me tragetet e saj, me nisje disa javore nga portet e Triestes, Ankonës dhe Barit për në Durrës dhe tashmë ka ndërmarrë fushatën e saj për të promovuar turizmin në vendin e shqiponjave.

 

Italia ed Albania unite per il turismo in Albania

 

 

 

Shihe artikujt në gjuhën shqipe këtu:  

 

  • “Turizmi, Balla bashkëbisedim me gazetarët italianë" - BalkanWeb
  • "Balla bashkëbisedim me gazetarët italianë: Turizmi sektor strategjik, pas 2013 u rrit ndjeshëm kontributi në ekonomi" - 360grade

 

Linjat Itali-Shqiperi

SHENIM! Kjo faqe  internet perdor cookies dhe teknologji te ngjashme. Nese nuk ndryshon parametrat te shfletuesit, persona pranon.