PËRMBLEDHJE E DISPOZITAVE NEL LIDHJE ME TË DREJTAT E PASAGJERËVE QË UDHËTOJNË ME RRUGË DETARE DHE ME RRUGËT E LUNDRUESHME TË BRENDSHME
Të drejtat minimale të pasagjerëve që udhëtojnë me rrugë detare dhe rrugë të lundrueshme të brendshme janë të përfshira në Rregulloren (BE) nr. 1177/2010 që parashikon detyrimet informative në ngarkim të transportuesit dhe disa të drejta specifike, për shembull në rast të vonesave në nisje, vonesave në mbërritje, anulimit të nisjeve dhe ndryshimeve në itinerare.
Rregullorja (BE) nr. 1177/2010 gjithashtu nuk paragjykon në lidhje me të drejtën e pasagjerëve që t’i drejtohen gjykatave kombëtare, sipas legjislacioni kombëtar, për të marrë dëmshpërblimet në lidhje me dëmet për shkak të anulimit ose vonesës së shërbimeve të transportit.
Në lidhje me udhëtimet në bordin e Adria Ferries S.p.a., të gjithë pasagjerët do të kenë mundësi të gëzojnë dhe të ushtrojnë të drejtat e parashikuara nga rregullorja, e cila mund të shkarkohet në lidhjen e mëposhtme:
Shkarko rreguloren
E drejta për informacion
Të gjithë pasagjerët që udhëtojnë me rrugë detare ose me rrugë të lundrueshme të brendshme kanë të drejtë të marrin informacionin e duhur për kohëzgjatjen e udhëtimit, duke përfshirë të drejtën për t'u informuar në lidhje me të drejtat e pasagjerëve, detajet e kontaktit të organizmave kombëtarë të ngarkuar për zbatimin dhe për kushtet e shfrytëzimit të transportit për personat me aftësi të kufizuara ose me paaftësi apo për personat me lëvizshmëri të zvogëluar.
Në rast të anulimit ose të vonesës në nisje, pasagjerët kanë të drejtë të informohen për vonesën ose për anulimin, nga transportuesi ose nga operatori i terminalit, jo më vonë se tridhjetë minuta pas orarit të planifikuar të nisjes dhe të orarit të nisjes dhe të mbërritjes së parashikuar, menjëherë sapo ky informacion të jetë i disponueshëm.
E drejta për kushte kontraktuese jo-diskriminuese
Të gjithë personat që blejnë bileta për shërbimet e lundrimit kanë të drejtë të mos diskriminohen drejtpërdrejt ose indirekt në bazë të kombësisë së tyre ose të vendit të stabilimentit të transportuesit ose të shitësit të biletave në Bashkimin Evropian.
E drejta për vëmendje dhe asistencë
Në rastin e një vonese prej më shumë se nëntëdhjetë minutash ose anulimit të një shërbimi pasagjerësh ose të një lundrimi, pasagjerëve u ofrohen falas meze, vakte ngrënie ose pije në një masë të arsyeshme sipas kohës së pritjes. Në rast të anulimit ose të vonesës në nisje e cila bën të nevojshëm një qëndrim prej një ose më shumë netësh për pasagjerin, transportuesi ofron falas një sistemim adekuat, në bordin e anijes ose në tokë, dhe transportin ndërmjet terminalit të portit dhe vendit të sistemimit. Transportuesi, nëse provon se anulimi ose vonesa është shkaktuar nga kushtet meteorologjike, që rrezikojnë funksionimin e sigurt të anijes, është i çliruar nga detyrimi për të ofruar falas një sistemim. Pasagjeri nuk ka të drejtë për asistencën e transportuesit nëse është informuar për anulimin ose për vonesën, përpara se të blejë biletën, apo nëse anulimi ose vonesa janë shkaktuar nga vetë pasagjeri.
E drejta për transport alternativ dhe për rimbursim në rast anulimi ose vonese në nisje
Në rastin e një vonese prej më shumë se nëntëdhjetë minutash ndaj orarit të parashikuar të nisjes ose të anulimit të një shërbimi pasagjerësh, pasagjerët mund të zgjedhin ndërmjet:
• transportit alternativ në drejtim të destinacionit përfundimtar në kushte të ngjashme, menjëherë sapo të jetë e mundur dhe pa asnjë pagesë shtesë;
• rimbursimit të çmimit të biletës dhe, kur është e përshtatshme, kthim falas në pikën e parë të nisjes së treguar në kontratën e transportit, sa më shpejt që të jetë e mundur.
E drejta për të kërkuar një kompensim ekonomik të pjesshëm të çmimit të biletës në rastin e vonesës në mbërritjen e destinacionit përfundimtar
Pasagjerët mund të kërkojnë një kompensim ekonomik të barabartë me 25% të çmimit të biletës në qoftë se vonesa në mbërritjen e destinacionit përfundimtar tejkalon:
• një orë në një shërbim të rregullt deri në katër orë;
• dy orë në një shërbim të rregullt prej më shumë se katër orësh por jo më shumë se tetë orë;
• tre orë në një shërbim të rregullt prej më shumë se tetë orësh por jo më shumë se njëzetekatër orë;
• gjashtë orë në një shërbim të rregullt që tejkalon njëzetekatër orë.
Pasagjerët mund të kërkojnë një kompensim ekonomik të barabartë me 50% të çmimit të biletës në qoftë se vonesa në mbërritjen e destinacionit përfundimtar tejkalon:
• dy orë në një shërbim të rregullt deri në katër orë;
• katër orë në një shërbim të rregullt prej më shumë se katër orësh por jo më shumë se tetë orë;
• gjashtë orë në një shërbim të rregullt prej më shumë se tetë orësh por jo më shumë se njëzetekatër orë
• dymbëdhjetë orë në një shërbim të rregullt që tejkalon njëzetekatër orë.
Sidoqoftë, transportuesi nuk ka detyrim t’u paguajë një kompensim ekonomik pasagjerëve, në rast të vonesës në mbërritje, nëse vërteton se vonesa është shkaktuar nga kushtet meteorologjike që rrezikojnë funksionimin e sigurt të anijes, ose nga rrethana të jashtëzakonshme që pengojnë ekzekutimin e shërbimit ndaj pasagjerëve, të cilat në mënyrë të arsyeshme nuk mund të shmangeshin.
Të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe personave me lëvizshmëri të zvogëluar
Përveç të drejtave të përgjithshme të pasagjerëve, personat me aftësi të kufizuara dhe personat me lëvizshmëri të zvogëluar, kur udhëtojnë me shërbimet e lundrimit gëzojnë të drejtat e mëposhtme që u ofrojnë atyre mundësinë e transportit në kushte të barabarta me pasagjerët e tjerë:
a) e drejta e shfrytëzimit të transportit për personat me aftësi të kufizuara dhe personat me lëvizshmëri të reduktuar, pa diskriminime
Një transportues, një agjent udhëtimesh dhe një operator turistik nuk mund të refuzojnë të pranojnë një rezervim, t’i sigurojnë një biletë një personi ose të imbarkojnë një person për arsye të aftësisë së kufizuar ose të lëvizshmërisë së zvogëluar. Nëse nuk është e mundur të transportohet në bord një person me aftësi të kufizuara ose një person me lëvizshmëri të reduktuar për arsye sigurie ose për pamundësi imbarkimi për shkak të projektimit të anijes ose të infrastrukturës dhe të pajisjeve të portit, transportuesit, agjentët e udhëtimit dhe operatorët turistikë duhet të bëjnë të gjitha përpjekjet e arsyeshme për të propozuar një alternativë të pranueshme transporti për personin në fjalë. Nëse personave me aftësi të kufizuara dhe personave me lëvizshmëri të zvogëluar, të cilët kanë një rezervim dhe e kanë njoftuar transportuesin për nevojat e tyre specifike, megjithatë u refuzohet imbarkimi, këta persona mund të zgjedhin ndërmjet të drejtës së rimbursimit dhe transportit alternativ, ky i fundit i nënshtrohet respektimit në lidhje me detyrimet në lidhje me çështjet e sigurisë. Transportuesit, agjentët e udhëtimit dhe operatorët turistikë nuk mund t'u kërkojnë personave me aftësi të kufizuara ose personave me lëvizshmëri të reduktuar që të paguajnë një çmim më të lartë për rezervimet ose për biletat. Rezervimet dhe biletat u ofrohen personave me aftësi të kufizuara dhe personave me lëvizshmëri të zvogëluar në të njëjtat kushte si për të gjithë pasagjerët e tjerë. Transportuesit dhe operatorët e terminaleve vendosin kushte shfrytëzimi jo diskriminuese për transportin e personave me aftësi të kufizuara dhe të personave me lëvizshmëri të zvogëluar dhe të personave që i shoqërojnë ata.
b) e drejta për asistencë speciale
Transportuesit dhe operatorët turistikë ofrojnë asistencë falas për personat me aftësi të kufizuara dhe personat me lëvizshmëri të zvogëluar në porte dhe në bordin e anijeve, edhe gjatë imbarkimit dhe zbarkimit. Personat me aftësi të kufizuara dhe personat me lëvizshmëri të zvogëluar duhet të njoftojnë transportuesin, në momentin e rezervimit ose të blerjes paraprake të biletës, për nevojat e tyre specifike për sistemim, për vendin ulur, shërbimet e kërkuara ose për nevojën për të transportuar pajisje mjekësore. Për çdo lloj asistence tjetër, personat me aftësi të kufizuara dhe personat me lëvizshmëri të zvogëluar duhet të njoftojnë transportuesin ose operatorin e terminalit të paktën dyzetetetë orë më parë dhe të paraqiten në një vend të caktuar e në orën e caktuar, përpara afatit në lidhje me orarin e afishuar të imbarkimit.
c) e drejta e dëmshpërblimit për humbjen ose dëmtimin e pajisjeve për zhvendosje
Nëse një transportues ose operator terminali është shkaktar, për fajin ose neglizhencën e tij, për humbjen ose dëmtimin e pajisjeve për zhvendosje ose lëvizje apo të pajisjeve të tjera specifike të përdorura nga persona me aftësi të kufizuara ose persona me lëvizshmëri të zvogëluar, ai duhet t'u ofrojë personave të sipërpërmendur një dëmshpërblim që përkon me vlerën e zëvendësimit të pajisjeve përkatëse ose, sipas rastit, me koston e riparimit të tyre.
E drejta për të paraqitur ankesa te transportuesit dhe tek organizmat kombëtarë të ngarkuar për zbatimin
Pasagjerët mund të paraqesin një ankesë te transportuesit dhe te operatorët e terminaleve brenda dy muajve nga data në të cilën është kryer shërbimi ose duhej të ishte kryer shërbimi. Transportuesit dhe operatorët e terminaleve duhet të kenë në dispozicion një mekanizëm për trajtimin e ankesave. Në këtë kontekst, brenda një muaji nga marrja e ankesës, transportuesi ose operatori i terminalit duhet të njoftojnë pasagjerin nëse mendon se ankesa është e justifikuar, refuzuar ose nëse është ende në fazën e shqyrtimit. Ai duhet t'i përgjigjet përfundimisht pasagjerit brenda dy muajve nga marrja e ankesës. Pasagjerët mund të paraqesin ankesa tek organizmat kombëtar të caktuar për zbatimin e ligjit për shkeljet e prezumuara të rregullores. (BE) nr. 1177/2010.
Garancia e të drejtave të pasagjerëve nga ana e organizmave kombëtar të caktuar për zbatimin dhe mekanizmat e ngjashëm
Në Shtetet anëtare, organizmat e caktuar kombëtarë janë përgjegjës për ekzekutimin e të drejtave dhe të detyrimeve të përfshira në Rregulloren (BE) nr. 1177/2010 për sa i përket shërbimeve ndaj pasagjerëve dhe të lundrimeve nga portet e vendosura në territorin e vet dhe shërbimet ndaj pasagjerëve me prejardhje nga një vend i tretë në drejtim të këtyre porteve. Nëse një Shtet anëtar ka vendosur të përjashtojë shërbimet e transportit të pasagjerëve, të parashikuara nga kontratat e shërbimit publik ose të shërbimeve të integruara nga aplikimi i rregullores, ai do të duhet të garantojë që të parapërgatitet një mekanizëm i ngjashëm me qëllim që të mbrohen të drejtat e pasagjerëve.
Organizmi përgjegjës për aplikimin e Rregullores BE 1177/2010 është ART (Autoriteti i Rregullimit të Transporteve), të cilit mund t’i drejtohemi nëpërmjet faqes së internetit www.autorita-trasporti.it, me anën e postës rekomande në adresën Via Nizza, 230 - 10126 Torino ose nëpërmjet postës elektronike në adresat e-mail Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. dhe Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..