ADRIA FERRIES S.P.A. - PRIVACY POLICY (Politika e privatësisë)

  

Ky dokument përshkruan parimet rregulluese për trajtimin e të dhënave nga ana e ADRIA FERRIES S.P.A. (me seli ligjore në Lungomare Vanvitelli n. 18, 60121 Ancona (AN), në vijim edhe "Adria Ferries" ose "Shoqëria"), me detyrë si Titullare e Trajtimit.

Dëshirojmë t'ju informojmë për modalitetet e trajtimit të të dhënave personale që keni dhënë në momentin e regjistrimit për shërbimet e ndryshme që arrihen në faqen e internetit www.adriaferries.com.

Saktësojmë që tani se, për sa i përket shërbimeve të ofruara, të dhënat tuaja do të trajtohen në mënyrë të ligjshme, korrekte dhe transparente, duke u siguruar që ato të jenë të sakta, adekuate, të kenë lidhje me shërbimin që jepet dhe të kufizuara në atë që është e nevojshme, karshi qëllimeve që synohen të arrihen herë pas here, në varësi të shërbimit që përdoret.

Të dhënat e regjistruara nga Adria Ferries trajtohen në përputhje me atë çka është parashikuar nga Rregullorja BE n. 679/2016, "për mbrojtjen e personave fizikë në lidhje me trajtimin e të dhënave personale, gjithashtu edhe për qarkullimin e lirë të këtyre të dhënave e që shfuqizon direktivën 95/46/BE" (në vijim "Rregullorja" ose "GDPR"). Informacionet në lidhje me rregulloren Cookie Policy të adoptuar nga Shoqëria për këtë faqe interneti, përmbahen në seksionine e vet faqes web.

 

Titullari i trajtimit

Adria Ferries S.p.A. me seli ligjore në Lungomare Vanvitelli n. 18, 60121 Ankona (NIPT: 02197160423)

Qëllimet

Përfundimin, administrimin dhe ekzekutimin e operacioneve që lidhen me kontratën e transportit detar

Baza juridike

Përmbushja e detyrimeve kontraktuale, masave para-kontraktuale dhe ligjore me qëllim që të administrohet kontrata e transportit detar

Transferimi i të dhënave

Mundësohet, duke qenë të mundura garancitë adekuate për mbrojtjen e të drejtave të të Interesuarit

Të drejtat e të Interesuarit

• Ka akses në të dhënat personale;

• Ka të drejtën e korrigjimit ose eliminimit të tyre ose kufizimin e trajtimit të të dhënave;

• Ka të drejtën e portabilitetit të të dhënave;

• Mund të kundërshtojë trajtimin e të dhënave;

• Mund të bëjë ankesë tek autoriteti kompetent i kontrollit.

 

TITULLARI I TRAJTIMIT

Titullari për trajtimin e të dhënave është:

Adria Ferries S.p.A., me seli ligjore në Lungomare Vanvitelli n. 18, 60121 Ankona, Itali (NIPT: 02197160423)

Mund të drejtoheni te Adria Ferries në çdo moment për të ushtruar të drejtat tuaja, ashtu siç janë specifikuar në këtë dokument, duke dërguar një komunikim te: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 

PËRGJEGJËSIT E JASHTËM PËR TRAJTIMIN E TË DHËNAVE

Për të përmbushur qëllimet e trajtimit, që specifikohen më poshtë, Titullari mbështetet tek Agjencitë Detare (të emëruara si Përgjegjëse të Trajtimit) dhe Agjencitë (të emëruara si Nën-Përgjegjëse të Trajtimit).

Përveç kësaj, të gjithë furnizuesit e shërbimeve të jashtme janë emëruar Përgjegjës të Trajtimit. Titullari i Trajtimit ka caktuar një Përgjegjës për Mbrojtjen e të dhënave, që zotëron njohuri të specializuara në lidhje me normativën dhe praktikat në lëmin e mbrojtjes së të dhënave, i cili pra është i aftë të kryejë detyrat në përputhje me nenin 39 të rregullores Reg. BE n. 679/2016 dhe që mund të kontaktohet në adresën e mëposhtme e-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 

OBJEKTI I TRAJTIMIT

Operacionet e trajtimit mund të kenë të bëjnë me:

  • të dhënat anagrafike (emrin, mbiemrin, adresën, datën dhe vendin e lindjes);
  • të dhënat e kontaktit (e-mail dhe numër telefoni);
  • të dhënat në lidhje me përkatësinë e kategorive profesionale ose me regjistrimin në programet e besnikërisë ose të anëtarësimit të nënshkruara me shoqëritë e palëve të treta.

Përveç kësaj, ka mundësi që të jetë bërë trajtimi i disa të dhënave të ndjeshme në përputhje me nenin 9 të Rregullores BE n. 679/2016:

  • të dhënat në lidhje me nevojat e veçanta për shkak të gjendjes shëndetësore.

Regjistrimi i të dhënave të tilla të ndjeshme është fakultativ. Regjistrimi dhe trajtimi i tyre jo vetëm do t’i japë mundësi Shoqërisë që të plotësojë më mirë nevojat e pasagjerëve, por edhe të arrijë qëllimin e parashikuar nga Ministria e Infrastrukturave dhe Transporteve n. 104/2014, d.m.th. "mbledhjen e informacioneve dhe të dhënave mbi pasagjerët [...] për të lehtësuar operacionet e kërkimit dhe të ndihmës dhe për të optimizuar burimet e nevojshme për të përballuar një ngjarje SAR".

 

QËLLIMET E TRAJTIMIT PËR TË CILIN JANË DESTINUAR TË DHËNAT

(NENI 24 GERMA A, B, C KODI I PRIVATËSISË DHE NENI 6 GERMA B, E GDPR)

Të dhënat tuaja do të trajtohen për qëllimet e specifikuara herë pas here në një informativë përkatëse të dhënë përpara hyrjes në secilin shërbim dhe në lidhje me të cilat do t'ju kërkohet të jepni shprehimisht miratimin për trajtimin e tyre (që do të përbëjë bazën juridike të vetë trajtimit). Më poshtë janë të renditura qëllimet që synohen të arrihen me anën e regjistrimit të shërbimeve të qasshme në faqen e internetit.

Në veçanti, të dhënat do të trajtohen për qëllime që kanë lidhje me detyrimet reciproke që rrjedhin nga kontrata e transportit detar:

  1. administrimi i kërkesave të preventivit;
  2. përfundimi, administrimi dhe ekzekutimi i operacioneve që lidhen me kontratën e transportit detar;
  3. dërgimi i informacioneve në lidhje me udhëtimin e blerë (p.sh. vonesat e mundshme, etj.);
  4. furnizimi në bordin e anijes të produkteve dhe të shërbimeve të blera;
  5. nxjerrja e informacioneve me natyrë statistikore, në formë anonime;
  6. transmetimi i të dhënave për agjencitë detare, autoritetet portuale, autoritetet gjyqësore dhe forcat e rendit;
  7. dërgimi i ankesave në lidhje me transportin detar.

Dhënia e miratimit për trajtimin e të dhënave tuja personale do të jetë fakultative ose e nevojshme në varësi të qëllimeve që synohen të arrihen për secilin shërbim; megjithatë saktësojmë që tani se, atëherë kur të jetë e nevojshme që të jepet, në rastin e refuzimit tuaj, Adria Ferries nuk do të jetë në gjendje të ofrojë shërbimin ose do ta furnizojë atë pjesërisht.

 

MODALITETET PËR TRAJTIMIN E TË DHËNAVE

(NENI 4 KODI I PRIVATËSISË DHE NENI 5 GDPR)

Të dhënat personale do të trajtohen edhe me ndihmën e instrumenteve informatikë, në përputhje me modalitetet e përcaktuara në GDPR, e cila parashikon, përveç të tjerave, që të dhënat:

  • të trajtohen sipas principeve të ligjshmërisë, transparencës dhe korrektësisë;
  • të mblidhen dhe të regjistrohen për qëllime të caktuara, të qarta dhe legjitime ("kufizimi i qëllimeve");
  • të jenë adekuate, të kenë lidhje me shërbimin dhe të jenë jo të tepërta për sa i përket formaliteteve të trajtimit ("minimizimi i të dhënave");
  • të jenë të sakta dhe të azhurnuara ("saktësia");
  • të ruhen për një periudhë kohe që nuk e tejkalon arritjen e qëllimeve për të cilat trajtohen ("kufizimi i ruajtjes");
  • të trajtohen duke përdorur instrumente të përshtatshëm që garantojnë sigurinë dhe privatësinë, duke përfshirë mbrojtjen nga trajtimet e paautorizuara ose të paligjshme, gjithashtu edhe nga humbja, shkatërrimi ose dëmtimi aksidental ("integriteti dhe privatësia").

Të dhënat personale ruhen për një periudhë prej 10 vjetësh nga përfundimi i udhëtimit me qëllim që të ruhen librat kontabël dhe për nevojat e mundshme që lindin si rezultat i mosmarrëveshjeve me pasagjerët.

Titullari do t’i trajtojë të dhënat personale për kohën e nevojshme që nevojitet për përmbushjen e qëllimeve të lartpërmendura dhe në çdo rast jo më shumë se 36 muaj nga përmbledhja e miratimit për trajtimin, miratim i cili mund të revokohet në çdo kohë pa rrezikuar ligjshmërinë e trajtimit që është kryer përpara revokimit.

 

TË DHËNAT

KOHA E RUAJTJES

QËLLIMET E RUAJTJES

• Të dhëna anagrafike dhe të kontaktit;

• Të dhënat në lidhje me përkatësinë e kategorive profesionale ose me regjistrimin në programet e besnikërisë ose të anëtarësimit të nënshkruara me shoqëritë e palëve të treta.

• Të dhëna të mundshme në lidhje me nevojat e veçanta për shkak të gjendjes shëndetësore

10 vjet nga përfundimi i udhëtimit

• Ruajtje në librat kontabël

• Lindja e mosmarrëveshjeve të mundshme nga pasagjerët

 

BAZA JURIDIKE

Baza juridike e trajtimeve të listuara më lart ("Qëllimet e trajtimit për të cilin të dhënat janë të destinuara" par. 2, pikat 1-5) identifikohen në përmbushjen e detyrimeve kontraktuale, të masave para-kontraktuale dhe ligjore me qëllim që të administrohet kontrata e transportit detar.

Për pikën 7 të paragrafit 2 "Qëllimet e trajtimit për të cilin të dhënat janë të destinuara” baza juridike e trajtimit mund të identifikohet në përmbushjen e detyrimeve ligjore të cilave i nënshtrohet Titullari dhe për interesin publik që ka ruajtja e sigurisë në porte.

 

TRANFERIMI DHE/OSE KOMUNIKIMI I TË DHËNAVE

Të dhënat mund t’i komunikohen, përveçse shoqërive të tjera të grupit te të cilat bën pjesë Adria Ferries, gjithashtu edhe subjekteve të vendosura në Vendet e treta, edhe jashtë territorit të Bashkimit Evropian, duke respektuar procedurat e përshtatshme dhe brenda qëllimeve të lartpërmendura. Përveç kësaj, mund të rezultojë se është e nevojshme për Adria Ferries - mbi bazën e ligjeve, procedurave ligjore, mosmarrëveshje dhe/ose kërkesave të bëra nga autoritetet publike ose qeveritare brenda ose jashtë Shtetit të rezidencës së palës së interesuar, për qëllimet e sigurisë kombëtare dhe/ose për çështje të tjera me rëndësi publike - komunikimi i të dhënave personale. Kur është e mundur ligjërisht, Adria Ferries do të informojë palën e interesuar përpara një komunikimi të tillë. Adria Ferries gjithashtu mund të komunikojë të dhëna personale nëse përcakton me mirëbesim se një komunikim i tillë është i arsyeshëm e i nevojshëm për të zbatuar dhe mbrojtur të drejtat e saj dhe për të aktivizuar masat e duhura në dispozicion.

 

TË DREJTAT E TË INTERESUARIT

(NENI 7 KODI I PRIVATËSISË E NENI 15 - 21 GDPR)

Ju informojmë gjithashtu se për çdo shërbim për të cilin regjistroheni, kurdoherë mund të ushtroni të drejtat e mëposhtme:

  • qasje në të dhënat personale, duke kërkuar që këto të dhëna të vihen në dispozicionin tuaj në një formë të kuptueshme, si dhe për qëllimet në të cilët bazohet trajtimi (ex neni 15);
  • të drejtën e korrigjimit (ex neni 16) ose eliminimit (ex neni 17) të tyre ose kufizimin e trajtimit të të dhënave (ex neni18);
  • të drejtën për portabilitetin e të dhënave (ex neni 20);
  • të drejtën për trajtimin e të dhënave (ex neni 21);
  • të drejtën e ankesës tek autoriteti kompetent i kontrollit.

Të drejtat e lartpërmendura mund të kërkohen, duke i drejtuar kërkesat në adresën e mëposhtme e-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Për këtë qëllim, sinjalizohet gjithashtu se Përgjegjësi për Mbrojtjen e të Dhënave (DPO) i emëruar nga Shoqëria mund të kontaktohet në adresën e mëposhtme e-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 

NATYRA E DORËZIMIT TË TË DHËNAVE DHE PASOJAT E MUNGESËS SË MUNDSHME TË KOMUNIKIMIT TË TË DHËNAVE

Dorëzimi i të dhënave është i nevojshëm për ekzekutimin e saktë të detyrimeve kontraktuale dhe para-kontraktuale në ngarkim të Shoqërisë dhe mos paraqitja e tyre sjell pamundësinë e lidhjes së kontratës së transportit detar, si dhe të përmbushjes me saktësi të detyrimeve ligjore dhe të atyre që rrjedhin nga interesi publik për ruajtjen e sigurisë në porte.

 

Linjat Itali-Shqiperi

Tragetet

info booking adria ferries

E hene - E premte: 08:30 - 13:00
  14:30 - 19:00
   
E shtune: 09:00 - 13:00 

SHENIM! Kjo faqe  internet perdor cookies dhe teknologji te ngjashme. Nese nuk ndryshon parametrat te shfletuesit, persona pranon.