Adria Ferries mbështet Shqipërinë dhe aktivizon një njësi krize

 

 adriaferries_mbështesin_tërmetin_eshqipërisë

 


Adria Ferries mbështet Shqipërinë e goditur nga tërmeti 

Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë ka goditur natën brigjet veriore të Shqipërisë, me datë 26/11/2019 në 02:54 sipas orës lokale. Tërmeti e ka pasur epiqendrën e tij rreth 10 km larg qytetit të Durrësit dhe 31 km nga qyteti i Tiranës duke shkaktuar të paktën 26 viktima, qindra të plagosur dhe dëme shumë të rënda në territor.

Duke pasur parasysh lidhjen e thellë, që tash sa kohë ka bashkuar Adria Ferries me Vendin e shqiponjave, Shoqëria italiane e lundrimit ka aktivizuar menjëherë brenda saj një njësi krize për të reaguar menjëherë dhe për të dhënë mbështetje të menjëhershme për çdo kërkesë me karakter urgjent dhe humanitar apo emergjencë shëndetësore që arrin dhe për të qenë në dispozicion të autoriteteve dhe institucioneve italiane dhe shqiptare.

 

adriaferries_mbështesin_tërmetin_eshqipërisë_durres

 

 

Rrjeti i agjencive portuale të Shoqërisë është vënë në gjendje alarmi dhe është gati të transmetojë në zyrën qendrore çdo kërkesë që mbërrin në vend.

Skuadra e drejtuar nga Dokt. Roberto Mataloni, nga Dokt.sha Michela Rossi dhe Dokt. Gabriele Ubaldi vazhdon të administrojnë çdo kërkesë dhe nevojë, për sa i përket operacioneve të asistencës për popullsitë e goditura nga tërmeti.

Shoqëria gjithashtu ka vënë në dispozicion anijet e saj, që drejtohen për në Durrës, që nisen nga portet e Ankonës dhe Barit për imbarkimin e karvanëve me njerëz dhe të autokolonave të Mbrojtjes Civile të Rajoneve Molise, Basilicata, Lazio dhe Puglia duke ofruar ushqime falas në bord për personelin ushtarak dhe vullnetar, për kolonat e lartpërmendura.

 

KOMUNIKATË SHTYPI

 

adriaferries_mbështesin_tërmetin_Shqipëri

 

Një llogari rrjedhëse e dedikuar për mbledhjen e fondeve

  

Shoqëria Adria Ferries ka vendosur hapjen e një llogarie rrjedhëse të dedikuar për mbledhjen e fondeve, për të ndihmuar popullsinë e prekur nga tërmeti.

Për të dhënë kontributin tuaj është e mundur të bëni një donacion, deri më 15 janar 2020, me anën e një urdhërxhirimi në llogarinë rrjedhëse që është hapur për këtë qëllim për mbledhjen e fondeve:

BENEFICIARIO (PËR LLOGARI TË): ADRIA FERRIES S.p.A.

BANCA: UBIBANCA S.p.A. – Sede di Ancona

IBAN: IT 29 V 03111 02684 000 000 002 557

CAUSALE (ARSYEJA): AIUTI PER IL TERREMOTO IN ALBANIA (NDIHMA PËR TËRMETIN NË SHQIPËRI)

 

Adria Ferries do të kontribuojë në mënyrë aktive për këtë mbledhje fondesh, në llogarinë rrjedhëse të lartpërmendur; 2,00 € për çdo pasagjer dhe automjet që do të udhëtojë me biletën e Shoqërisë në anijet që ushtrojnë aktivitetin e tyre në linjat Ankona - Durrës dhe Bari - Durrës, duke filluar me udhëtimet e planifikuara që nga dita e sotme e deri më 15 janar 2020.

 

KOMUNIKATË SHTYPI

 

Shihe artikujt në këtu: 

 

  • “Terremoto in Albania, Adria Ferries attiva unità di crisi e conto corrente per raccolta fondi" - Vivere Ancona
  • "Adria Ferries sostiene l’Albania colpita dal sisma" - AdriaEco
  • "Adria Ferries ha attivato una unità di crisi e un conto corrente dedicato per il sisma in Albania" - Corriere Adriatico
  • "Terremoto in Albania, in partenza Vigili del fuoco da Ancona" - Centro Pagina
  • "Terremoto in Albania, almeno 15 i morti: la scossa avvertita anche nelle Marche" - Ancona Today
  • "Terremoto in Albania, attivata l’unità di crisi della Adria Ferries" - Cronache Ancona
  • "Regione Marche in prima fila per Albania" - Ansa Marche
  • "Sisma, il “mostro” nel cuore della notte dall’altra parte del mare " - ETV Marche
  • "Da Bari in soccorso dell'Albania: dal porto la partenza di volontari e vigili del fuoco per Durazzo" - Bari Today
  • "Da Bari in soccorso dell'Albania: dal porto la partenza di volontari e vigili del fuoco per Durazzo" - Libero
  • "Terremoto Albania, almeno 23 morti e 600 feriti: persone sepolte vive tra le macerie, in arrivo tanti aiuti internazionali." - MeteoWeb
  • "Terremoto in Albania: 23 morti e 650 feriti. Scosse avvertite anche in Puglia e Basilicata. I soccorsi partono da Bari e Brindisi" - La Gazzetta del Mezzogiorno
  • "Albania, Adria Ferries attiva unità crisi" - Sky tg24
  • "Sisma in Albania, Adria Ferries attiva unità di crisi e apre alle donazioni" - Travelnostop

 

 

Linjat Itali-Shqiperi

Tragetet

info booking adria ferries

E hene - E premte: 08:30 - 13:00
  14:30 - 19:00
   
E shtune: 09:00 - 13:00 

SHENIM! Kjo faqe  internet perdor cookies dhe teknologji te ngjashme. Nese nuk ndryshon parametrat te shfletuesit, persona pranon.