Adria Ferries Udhëtimi për në Shqipëri - Informativa e re

Udhëtimi për në Shqipëri - Informativa e re

Adria Ferries njofton pasagjerët e saj për dispozitat e fundit sipas dekretit DPKM deri në DPCM tjetër. 

Udhëtimi për në Shqipëri - Informativa e re

Këshilli i Ministrave ka vendosur shtyrjen e afatit të gjendjes së emergjecës në territorin kombëtar deri më 31 dhjetor 2021, si pasojë e rrezikut sanitar që lidhet me përhapjen e patologjive, që e kanë prejardhjen nga agjentët viral të transmetueshëm, duke iu referuar veçanërisht koronavirusit të ri SARS-CoV -2 dhe patologjisë që lidhet me të, COVID-19.

Me Ordinancën e 28 gushtit 2021, Shqipëria është konfirmuar në listën “D” sipas Aneksit 20 të dekretit DPKM më 2.3.2021. Duke filluar nga 31 gushti 2021 deri më 25 tetor 2021, hyrja në Itali e personave që kanë qëndruar ose kaluar nëpër Shqipëri (ose në një nga Vendet e tjera të përmendura në Listën "D") në katërmbëdhjetë ditët e mëparshme lejohet sipas kushteve të mëposhtme:

Itali – Shqipëri

Duke filluar nga data 6 shtator, qytetarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat e kalimit kufitar duhet të plotësojnë një nga tre kushtet e mëposhtme:

a) Të kenë një pasaportë vaksinimi që tregon se data e përfundimit të vaksinimit dëshmon se vaksinimi është bërë të paktën dy javë para datës së hyrjes në Shqipëri.

b) Të paraqesin një test negativ PCR të kryer brenda 72 orëve ose një test të shpejtë antigjenik të kryer brenda 48 orëve nga hyrja në Shqipëri.

c) Të jenë të pajisur me një certifikatë shërimi që vërteton se është kapërcyer infeksioni SARS-COV 2 të lëshuar jo më shumë se gjashtë muaj nga koha e hyrjes në Shqipëri.

Këto rregulla janë të vlefshme edhe për qytetarët që kalojnë nëpër Shqipëri.

Nuk i nënshtrohen këtyre kushteve fëmijët nën moshën 6 vjeç.

Qytetarët shqiptarë që hyjnë në Shqipëri dhe që nuk janë të pajisur me një nga dokumentet e përmendur në pikat e mësipërme 1, 2 dhe 3, do të duhet t’i nënshtrohen një karantine 10 ditore dhe një tamponi në përfundim të periudhës së izolimit në fjalë.

Mbeten në fuqi të gjitha dispozitat e tjera të lëshuara më parë.

Për informacione të mëtejshme konsultoni faqen e internetit në: https://punetejashtme.gov.al 

Shqipëri – Itali

a) duke paraqitur tek transportuesi në momentin e imbarkimit ose tek çdo person që është i ngarkuar për të kryer kontrollet, certifikatën jeshile certificazione verde COVID-19 të lëshuar, në fund të ciklit të caktuar, pas një vaksinimi anti-SARS-CoV-2, ose të një certifikate të lëshuar nga autoritetet sanitare kompetente, pas një vaksinimi të vërtetuar nga Agjencia Evropiane për ilaçet (European Medicines Agency – EMA). Certifikatat mund të paraqiten në format digjital ose letër.

b) duke paraqitur tek transportuesi në momentin e imbarkimit ose tek çdo person që është i ngarkuar për të kryer kontrollet, certifikatën që vërteton se i është nënshtruar, në shtatëdhjetedy (72) orët e mëparshme, përpara hyrjes në territorin kombëtar, një testi molekular ose antigjenik, të bërë me anën e një tamponi dhe që ka rezultuar negativ

c) duke paraqitur tek transportuesi në momentin e imbarkimit ose tek çdo person që është i ngarkuar për të kryer kontrollet, formularin Passenger Locator Form në format digjital me anën e vizualizimit nga dispozitivi mobil (celular) ose në formën e një kopje letre të shtypur.

Në rast të mos paraqitjes së certifikatave të përmendura në shkronjat a) dhe b), hyrja në Itali lejohet gjithsesi, por është e detyrueshme t'i nënshtrohemi izolimit në mirëbesim (fiduciar) dhe mbikëqyrjes sanitare (duke informuar ASL-në kompetente) për pesë ditë në adresën e treguar në formularin Passenger Locator Form dhe një test molekular ose antigjenik, të kryer me anë të një tamponi, në fund të asaj periudhe.

KUJDES:

Zhvendosjet lejohen për çdolloj arsyeje. Prandaj, NUK kërkohet më një motiv i saktë, siç janë: nevoja për punë ose studim, arsyet shëndetësore, urgjencat absolute, kthimi pranë shtëpisë sonë.

Nuk duhet t’i nënshtrohen tamponit fëmijët nën moshën 6 vjeç.

 

PËRJASHTIMI I PLOTË

Futen në përjashtimin e plotë nga detyrimet për certifikatë jeshile/test molekular ose antigjenik para-nisjes, izolimit dhe testeve pasuese kategoritë e mëposhtme:

• kushdo që kalon, me automjet privat, në territorin italian për një periudhë që nuk i kalon tridhjetegjashtë orë (36 orë), me detyrimin, që në përfundim të këtij afati, të largohet menjëherë nga territori kombëtar ose, nëse nuk arrin ta bëjë këtë, të fillojë periudhën e izolimit në mirëbesim për pesë (5) ditë në adresën e treguar në dPLF dhe të kryejë një test molekular ose antigjenik pasi të mbarojë izolimi;

• kushdo që hyn në Itali për një periudhë që nuk i kalon njëqindenjëzet (120) orë për nevoja pune të dëshmuar, shëndet ose nevojë urgjente absolute, duke qenë i detyruar, që në skadimin e afatit në fjalë, të largohet menjëherë nga territori kombëtar ose, nëse nuk arrin ta bëjë këtë, të fillojë periudhën e izolimit në mirëbesim (fiduciar) për pesë (5) ditë në adresën e treguar në dPLF dhe të kryejë një test molekular ose antigjenik pasi të përfundojë izolimi;

• kushdo që kthehet në territorin kombëtar pas një qëndrimi jo më shumë se dyzetetetë (48) orë në lokalitete të huaja që gjenden në një distancë prej jo më shumë se 60 km nga rezidenca, vendbanimi ose shtëpia e tyre, me kusht që lëvizja të zhvillohet me automjet privat; kushdo që qëndron për një afat që nuk i kalon dyzetetetë (48) orë në lokalitetet e territorit kombëtar që gjenden në një distancë prej jo më shumë se 60 km nga vendi i huaj i rezidencës, vendbanimi ose banesa, me kusht që lëvizja të bëhet me automjet privat.

Për udhëtarët që futen në kategoritë 3) dhe 4) nuk zbatohet as edhe detyrimi për të plotësuar formularin dPLF.

Përjashtimet nga detyrimi bëhen me anën e vetë-deklarimit.

PËRJASHTIMI I PJESSHËM: Përjashtimet nga detyrimet e izolimit dhe testi i mëvonshëm

Mbeten në fuqi detyrimet për të plotësuar formularin digjital të lokalizimit (dPLF), dhe testi molekular ose antigjenik në shtatëdhjetedy (72) orët përpara hyrjes në Itali, dhe në mungesë të simptomave të pajtueshme me COVID-19 , detyrimet, atëherë kur parashikohen, për izolimin për pesë (5) ditë me testin pasues molekular ose antigjenik nuk zbatohen:

d) hyrjet për arsye pune, të rregulluara nga protokollet speciale të sigurisë, të miratuara nga autoriteti sanitar kompetent;

e) hyrjet për arsye që nuk mund të shtyhen, me autorizimin paraprak të Ministrisë së shëndetësisë dhe me detyrimin për t'i paraqitur transportuesit në momentin e imbarkimit dhe cilitdo që është caktuar të kryejë kontrollet, vërtetimin se i jemi nënshtruar, në dyzetetetë orët përpara hyrjes në territorin kombëtar, të një testi molekular ose antigjenik, të kryer me anë të një tamponi dhe që ka pasur rezultat negativ;

h) qytetarët dhe banorët e Shteteve dhe territoreve të përmendura në listat A, B, C dhe D që hyjnë në Itali për arsye pune të provuara përtej 120 orëve;

i) personeli sanitar që hyn në Itali për ushtrimin e aktiviteteve të profesionit sanitar, e që përfshin ushtrimin e profesionit të përkohshëm në bazë të nenit 13 të dekretit ligjor 17 mars 2020, nr. 18;

m) personeli i ndërmarrjeve dhe enteve që kanë selinë ligjore ose sekondare në Itali për udhëtime jashtë shtetit, për nevoja të provuara pune që zgjasin jo më shumë se 120 orë;

n) funksionarët dhe agjentët, sido që të emërtohen, të Bashkimit Evropian ose të organizatave ndërkombëtare, agjentët diplomatikë, personeli administrativ dhe teknikët e misioneve diplomatike, duke përfshirë edhe ata që kthehen nga misionet ndërkombëtare, dhe Forcat e Policisë, personeli i Sistemit të informacionit për sigurinë e Republikës dhe të Zjarrfikësve gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre;

p) hyrjet nëpërmjet fluturimeve «Covid-tested», në përputhje me ordinancën e Ministrit të Shëndetësisë të 23 Nëntorit 2020 dhe ndryshimet e mëtejshme;

q) hyrjet për garat sportive me interes kombëtar në përputhje me atë që parashikohet nga neni 49, paragrafi 5 i dekretit DPKM të 2 marsit 2021.

Përjashtimet nga detyrimi përfitohen me anën e një vetë-deklarate.

 

Shkarkoni Formularin e Gjetësit të Pasagjerëve: 

Passenger Locator Form (Anglisht - Italisht)

Shkarkoni Formularin e Lokalizuesit të Pasagjerëve më poshtë:

Only passenger user Manual EudPLF

 
DOKUMENTA TE VLEFSHME UDHETIMI 
 
Per te udhetuar ju duhet nje dokument i vlefshem,Pashaporte ose Karte Identiteti e vlefshme per udhetim. Ne raste te nje dokumenti te skaduar,kerkoni leje nga organet pergjegjese duke perdorur detajet e kontaktit te raportuara me poshte.
 
NUK DO TE IMBARKOHEN PASAGJERE PA DOKUMENTA TE VLEFSHME PER UDHETIM
 
Për rezervime kontaktoni Qendrën tonë të Rezervimeve në +39 07150211621 ose prenotoni direkt në internet KETU
 
Numrat e dobishëm:
 
Ambasciata d’Italia a Tirana
Adresa: AL, Rruga Papa Gjon Pali II 1010, Tiranë, Shqipëri
Telefon: 00355 4 227 5900

Consolato Albanese di Bari
Adresa: Via Pasquale Villari, 50, 70122 Bari, Itali
Telefon: 0039 080 5289728 / 8976960

Consolato Generale della Repubblica d'Albania a Milano
Adresa: Via San Martino, 10, 20121 Milano, Itali
Telefon: 0039 02 8051265
 
Për më shumë informacione Për informacione të mëtejshme mund të vizitoni faqet institucionale më poshtë:
 
 

Lundro në siguri me masat anti-Covid të adoptuara nga shoqëria jonë.

 

Ju kujtojmë që Adria Ferries u garanton pasagjerëve masat e mëposhtme paraprake:

• pastrimin e shpeshtë dhe dezinfektimin e anijeve, duke i kushtuar vëmendje të veçantë zonave të përbashkëta;

• përdorimin nga personeli i bordit të pajisjeve mbrojtëse për shëndetin e tyre dhe për shëndetin e klientëve;

• paraqitjen e materialit informativ për masat parandaluese (larjen e duarve dhe distancimin social);

• instalimin e shpërndarësve me xhel higjienizues për duart në dispozicion për të gjithë pasagjerët;

• optimizimin e hapësirave të brendshme të anijes për të siguruar distancimin social të klientëve dhe të personelit;

• udhëzimet që i jepen ekuipazhit se si të parandalojë rreziqet dhe të administrojë rastet me simptoma që i atribuohen Coronavirus-it. 

 


 Prenota il tuo traghetto per  l'Albania