Po nisemi përsëri!
Adria Ferries është e gatshme për të rihapur lidhjet e pasagjerëve Itali-Shqipëri! Zbulo kushtet që mundësojnë udhëtimin.
Po nisemi përsëri!
Adria Ferries është e gatshme për të rihapur lidhjet e pasagjerëve Itali - Shqipëri.
Data e re e parashikuar për rihapjen e lidhjeve detare ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë është 1 korriku: rezervimet në faqen tonë të internetit janë të hapura dhe është aktive një zbritje çmimi PRE-BOOKING!
Në gjendjen aktuale lejohen vetëm kthimet e pasagjerëve nga Shqipëria në Itali me kusht që të jenë të pajisur me lejeqëndrim të rregullt ose kur janë rezidentë në Itali dhe me detyrimin për të nënshkruar autodeklaratën që shkarkohet KËTU.
Lundro në siguri me masat anti-Covid të adoptuara nga shoqëria jonë.
Rezervo biletën tënde duke u lidhur në faqen tonë të internetit https://booking.adriaferries.com ose duke kontaktuar te Call Center numrin +3907150211621.
Ju kujtojmë që Adria Ferries u garanton pasagjerëve masat e mëposhtme paraprake:
• pastrimin e shpeshtë dhe dezinfektimin e anijeve, duke i kushtuar vëmendje të veçantë zonave të përbashkëta;
• përdorimin nga personeli i bordit të pajisjeve mbrojtëse për shëndetin e tyre dhe për shëndetin e klientëve;
• paraqitjen e materialit informativ për masat parandaluese (larjen e duarve dhe distancimin social);
• instalimin e shpërndarësve me xhel higjienizues për duart, në dispozicion për të gjithë pasagjerët;
• optimizimin e hapësirave të brendshme të anijes për të siguruar distancimin social të klientëve dhe të personelit;
• udhëzimet që i jepen ekuipazhit se si të parandalojë rreziqet dhe të administrojë rastet me simptoma që i atribuohen Coronavirus-it.