4 TURNETË E SHQIPËRISË

 NJË RRUGËTIM I STUDIUAR PËR TË ZBULUAR VENDIN E SHQIPONJAVE

 

1. FOOD & WINE 

 Tave Kosi - Piatto tradizionale albanese

Tave Kosi - Piatto tradizionale albanese

  

Shqipëria mburret me famën e një arti të rafinuar kuzhine. Nga Durrësi, duke arritur deri në Vlorë, ka shumë vende ku mund të shijojmë në 360° gastronominë e famshme shqiptare. Hotel Plaza Tirana Duke u nisur nga Tirana, ndodhet vetëm 30 minuta larg Durrësit; është e pamundur të mos ndalemi në Hotel Plaza Tirana, një strukturë me 5 yje që gjendet në zemër të qytetit. Përveç dhomave moderne, qendrës relaks dhe mirëqenie dhe të palestrës moderne, që janë të ngritura në 23 kate, Plaza Hotel Tirana është gjithashtu vendi ideal për shije-hollët: tre restorantet, Panevino, Convivium dhe Savor ofrojnë zgjedhje të shkëlqyera për të kënaqur shijet e personave më kërkues.

 

Restorant peshku Për ata që kërkojnë freskinë puro, rekomandojmë restorantin Xha Barka, një nga propozimet më të mira të peshkut në qytet. Cilësia, freskia dhe varietetet janë emëruesit e përbashkët të restorantit.

 

Restorant me yje Këshillohet shumë agriturizmi Mrizi i Zanave, që është hapur nga Shefi me yje, me famë botërore, Altin Prenga. Ky vend i mrekullueshëm, që gjendet në fshatin Fishtë, është bërë pika e parë e referimit për slow food në Shqipëri. Agriturizmi është i zhytur në një bukuri natyrale, që krahasohet vetëm me mirësinë e ushqimit km0 ku është e mundur të shijohen recetat tradicionale.

 

Restoranti Mrizi i Zanave

Restoranti Mrizi i Zanave

 

Gjërat që duhen parë Muzeu i kujtesës Bunk'art, i menduar për të qenë në gjendje t’u dorëzojë gjeneratave të reja dhe të huajve kujtimin e bunkerëve të ndërtuar gjatë viteve të errëta të regjimit komunist. Bunk'Art-i i parë, që gjendet vetëm pesë minuta larg sheshit qendror Skënderbeu është i lidhur, nëpërmjet një tuneli nëntokësor, me Ministrinë e Brendshme. Në dhomat e kësaj strukture betoni, janë rindërtuar lokalet e hetuesisë, dhe janë të ekspozuar instrumentet rudimentare që janë përdorur nga organet e spiunazhit. Bunk’Art-i i dytë gjendet në periferinë e qytetit. Një bunker i ndërtuar për të përballuar sulmin atomik e që shtrihet në një sipërfaqe prej 2680 metra katror dhe që ishte ndërtuar për të strehuar diktatorin Hoxha, nga ku mund të vizitojmë studion private të tij, dhomën e gjumit e madje edhe kabinetin spartan së bashku me nomenklaturën e regjimit të kohës. Itinerari ideal vazhdon në drejtim të Beratit ku është e mundur të ndalemi e të vizitojmë vendet ku mund të shijojmë prodhime tipike shqiptare.

 

Turneu i verës Kantina e përsosur për një ndalesë të këndshme pit stop është Cobo Winery. Poshtë malit Tomorr shtrihen vreshtat e kultivuara, një kullë e madhe (një formë e arkitekturës tradicionale shqiptare), vetë kantina është një sallë elegante për prezantimin e verës.

 

Turneu i Cobo Winery përfshin një pamje të plotë të procesit të vinifikimit dhe të vizitës në park, vizitorët më pas ftohen që të pinë me njëri-tjetrin një gotë verë dhe të shkëmbejnë dy fjalë me një anëtar të familjes Cobo, gjatë kohës që shijojnë një shumëllojshmëri djathërash shqiptarë të prodhuar në shtëpi. Turnetë janë në dispozicion vetëm duke fiksuar një takim dhe zakonisht zgjasin nga dy deri në katër orë.

 

Qyteti i njëmijë dritareve Duke vazhduar udhëtimin, rreth 90 km larg Tiranës arrijmë në qytetin e Beratit, që përshkohet nga lumi Osum, e që është ndër qytetet më të vjetra shqiptare. Qyteti-muze i përket periudhës osmane dhe mbrohet nga UNESCO si Trashëgimi Botërore. Është mbiquajtur qyteti me njëmijë dritare për shkak të xhamave të shumtë të dritareve në lagjet Mangalem dhe Gorica që pasqyrojnë dritën e diellit. Në shtëpitë e panumërta të bardha ngrihen muret e larta të Kështjellës.

 

Vend përrallor Hotel Castle Park në Berat është me të vërtetë një destinacion interesant, një vend spektakolar në zemër të një oaze shumë të bukur. Një vend magjik që ka dalë në dritë nëpërmjet vëmendjes së kujdesshme për detajet, dhe një restorant që mburret me recetat më të mira tradicionale të bazuara në ushqimin biologjik të përzgjedhur me dorë. Freskia dhe natyra janë përbërësit kryesorë të secilës recetë.

 

Qyteti i dy deteve Vlora është padyshim një vend që nuk duhet humbur, një qytet i lashtë dhe port natyror në kanalin e Otrantos, ndodhet në pikën ku Deti Adriatik ia lë vendin e tij Jonit. Përveç zonës së rinovuar të lungomares përbri portit, në Vlorë ka gjurmë të shumta historike, si për shembull Xhamia Muradie që i përket 1500-ës ose muret antike që rrethojnë qytetin e shekullit të gjashtë p.K.

Vlora është padyshim një qytet që meriton të vizitohet, duke shëtitur nëpër rrugët e saj, duke humbur rrugë dhe pastaj duke u gjetur përpara një monumenti, një kishe, një ndërtese historike ose thjesht përpara një tavoline te një bar nën hijen e një peme të madhe.

 

Restorant peshku Restorant Joni Vlorë është një restorant që nuk duhet të humbasim nëse vizitojmë Vlorën. Një vend ku freskia e rikthen shijen e vërtetë dhe kënaqësinë e kuzhinës së detit. Restoranti ofron një kuzhinë mesdhetare dhe italiane. Vendi është në një ambient të kujdesshëm për detajet më të vogla, në gjendje për të ofruar komoditet dhe relaksim. Personeli është shumë i kualifikuar dhe cilësia është e garantuar.

 

Hotel në bregdet Coral Hotel Resort është një strukturë e këndshme që gjendet vetëm disa hapa larg plazhit. Me një ekuilibër të gjetur komforti, cilësie e komoditeti, Hoteli i mirëpret mysafirët e vet në një ambient të ri dhe dinamik, të përshtatshëm për familjet.

 

 

2. ALBANIA ADVENTURE

 

Kanioni i Osumit

Kanioni i Osumit

 

Tour Albania Adventure u garanton mysafirëve tanë një aventurë të paharrueshme përgjatë hinterlandit dhe bregdetit shqiptar. Ditët e para do t'i dedikohen atraksioneve të shumta në zonën qendrore-veriore të rajonit. Në Durrës, ku gjendet një nga portet më të mëdha të Ballkanit, mund të vizitojmë Amfiteatrin Romak dhe Muzeun Arkeologjik. Një objekt tërheqës është pa dyshim Skënderbeu Winery, një kantinë historike që është ngritur mbi një kodër shumë të bukur pranë qytetit. Më pas, në qytetin e Beratit, trashëgimi e UNESCO-s, mund të vizitojmë tre hapësira banimi të famshme: Mangalemin (zona rezidenciale myslimane), Goricën (zona rezidenciale e krishterë) dhe Qytezën madhështore, por edhe Muzeun Onufri të pasur me ikona shqiptare. Dita e dytë do t'i kushtohet aktiviteteve më 'wild' te Kanionet e Osumit ku nuk do të mungojë rafting përgjatë ujëvarave. Sigurisht ia vlen të provohet dreka nën ujëvarat me ujë kristal. Në vazhdim turneu do të na çojë në Liqenin e Ohrit, Pogradec, ku mund të shijojmë specialitetet tipike të prodhuesve të vegjël dhe tregtarëve të vendit, përpara se të arrijmë në afërsi të qytetit të Korçës. Për më guximtarët, turneu do të vazhdojë në drejtim të kanioneve të Langaricës, një rrugë që rezulton pak e çrregullt, por që ia vlen të përshkohet. Destinacioni i fundit përgjatë bregdetit Adriatik është Përmeti ku vizitorët më përpara mund të përshkojnë përrenjtë dhe lumenjtë në një shëtitje të paharrueshme të zhytur në natyrë dhe duke përfunduar pastaj në vaskat e burimeve natyrore. Pasi të kalojmë Gjirokastrën ku mund të vizitojmë shtëpinë e famshme të familjes Skënduli, do të arrijmë në bregdetin e Jonit. Gjatë rrugës, me siguri është me vlerë një vizitë te Syri i Kaltër pranë fshatit Muzinë, derisa të arrijmë nga malet deri te plazhet e mrekullueshme të ujit transparent të Sarandës. Më pas do të kemi mundësi të shëtisim përgjatë kepit të Borshit dhe pastaj të arrijmë në fshatin Qeparo. Më pas, përvoja e udhëtimit mund të vazhdojë drejt Porto Palermos, afër Dhërmiut. Në Dhërmi, një ditë do t’i kushtohet shëtitjes me barkë për të vizituar gjiret më të fshehta e të paprekura. Për ata që janë më aventurierë, përpara se të marrim rrugën e kthimit për në Durrës, kanioni i Gjipes mund të jetë një arsye tjetër interesante për një shëtitje të mrekullueshme.

 

3. SHQIPËRIA KLASIKE

 

 

Amfiteatri i Butrintit

  Amfiteatri i Butrintit 

 

Una volta attraccati presso la banchina del porto di Durazzo, sarà possibile visitare le antiche mura medievali, l'Anfiteatro Romano e il monastero di Ardenica, costruito nel 13 ° secolo sulle rovine di un antico tempio pagano dedicato alla dea greca Artemide. Si prosegue verso la capitale dell’Albania, Tirana. Sarà possibile visitare la moschea del XVIII secolo Et'hem Bey, il Bunk’Aart e i ministeri di influenza italiana, oltre che il quartiere borghese di Blloku, dove l'élite comunista visse per oltre 40 anni. Nelle vicinanze, si erge il paese di Kruja, una città medievale ai piedi della montagna caratterizzata da una forte influenza ottomana. In questa occasione si potrà camminare lungo il bazar, la cittadella e il museo Skanderbeg, un eroe nazionale dell'Albania del XV secolo. I giorni a seguire saranno dedicati al sud dell’Albania in direzione Gjirokastra, patrimonio mondiale dell'UNESCO. Una volta visitate le case dalla caratteristica forma a torre, si prenderà la direzione della famosa sorgente Blue Eye. La notte verrà trascorsa presso la vicina Butrint, dal 1992 Patrimonio dell'Umanità dall'UNESCO. Si visiterà l'antica città greco-romana che fu abitata fino alla fine del Medioevo. I giorni a seguire verranno dedicati al mare, presso le incantevoli spiagge di Saranda, una città costiera al largo dell'isola di Corfù. Durante il viaggio di ritorno, si arriverà alle porte di Berat, conosciuta come "la città dalle mille finestre" e dichiarata patrimonio mondiale dell'UNESCO. Sarà possibile visitare le aree residenziali dei quartieri di Mangalemi e Gorica sulle rive del fiume, ovviamente ampio spazio sarà dato alla visita presso il Museo di Onufri.

 

 

4. ALBANIA & SHQIPËRIA DHE MANASTIRET E METEORËS

 

 Meteora

Meteora

 

Pasi të kemi ankoruar pranë molos te porti i Durrësit, do të kemi mundësi të vizitojmë muret e lashta mesjetare, Amfiteatrin romak dhe Manastirin e Ardenicës, të ndërtuar në shekullin e 13, mbi rrënojat e një tempulli pagan që i është kushtuar perëndeshës greke Artemis. Vazhdojmë udhëtimin drejt kryeqytetit të Shqipërisë, Tirana. Do të jetë e mundur të vizitojmë xhaminë e shekullit të XVIII të Et'hem Beut, Bunk'Art-in dhe ministritë e ndërtuara sipas influencës italiane, si dhe lagjen borgjeze të Bllokut, ku elita komuniste jetoi për mbi 40 vjet. Në afërsi ngrihet qyteti i Krujës, një qytet mesjetar në këmbët e malit, i karakterizuar nga një ndikim i fuqishëm otoman. Me këtë rast mund të ecim përgjatë pazarit, të shkojmë te qyteza dhe te muzeu i Skënderbeut, hero kombëtar i Shqipërisë në shekullin e XV. Ditët në vijim do t'i dedikohen jugut të Shqipërisë në drejtim të Gjirokastrës, trashëgimi botërore e UNESCO-s. Pasi të kemi vizituar shtëpitë me formën karakteristike të kullave, do të marrim drejtimin ndaj burimit të famshëm Syri i Kaltër. Natën do ta kalojmë në afërsi të Butrintit, që nga viti 1992 Trashëgimi e Njerëzimit nga UNESCO. Do të vizitojmë qytetin antik greko-romak që ka qenë i banuar deri në fund të Mesjetës. Ditët e ardhshme do t'i dedikohen detit, në plazhet e mahnitshme të Sarandës, një qytet bregdetar larg brigjeve të ishullit të Korfuzit. Gjatë udhëtimit të kthimit, do të arrijmë në hyrje të Beratit, i njohur si "qyteti i njëmijë dritareve" dhe i deklaruar trashëgimi botërore e UNESCO-s. Do të jetë e mundur të vizitojmë hapësirat rezidenciale të lagjeve të Mangalemit dhe Goricës në brigjet e lumit, sigurisht një kohë e mjaftueshme di t’i kushtohet vizitës në Muzeun e Onufrit.

 

SHKARKO BROSHURËN

 

   

SHQIPËRIANISU I INFORMUAR!

 

DOKUMENTE TË VLEFSHME PËR ÇATDHESIMIN

Letërnjoftimi i vlefshëm për çatdhesim (udhëtim jashtë shtetit) ose pasaporta.

ZONA KOHORE

E njëjta zonë kohore me Italinë.

Shqipja është një gjuhë indo-evropiane me shumë fjalë me origjinë greke, latine dhe të sllavishtes antike. Njihet italishtja, si ndërmjet të moshuarve ashtu edhe ndërmjet të rinjve.

KLIMA DHE VESHJA

Shqipëria ka një klimë mesdhetare, shumë të butë veçanërisht përgjatë bregdetit të Jonit, me dimra të ftohtë dhe temperatura edhe nën zero gjatë natës. Pak shira në fund të vjeshtës dhe pranverës alternohen me shumë ditë me diell gjatë gjithë vitit, me verë shumë të nxehtë, veçanërisht në qytete, ku në korrik temperatura mund të arrijë deri në 40 °C. Koha më e mirë për turne është pranvera dhe vjeshta, ndërsa për ata që e duan detin, bregdeti i jugut lejon të shijojmë pushime të gjata edhe deri në shtator e tetor.

MONEDHA

Monedha Shqiptare është Leku (ALL), me një këmbim mjaft të qëndrueshëm, aktualisht 130 lekë për € 1. Mund të tërheqim valutën lokale te bankomatet ose te sportelet e tjera automatike. Kartat e kreditit kryesore mund të përdoren në qytete. Shumë dyqane dhe hotele pranojnë pagesat në euro.

ENERGJIA ELEKTRIKE

Priza normale, 220 volt.

TELEFONI

Prefiksi 00355 për të telefonuar në Shqipëri nga Italia. Kostot për telefonatat me celularë ndryshojnë sipas operatorit të telefonisë.

TRANSPORTET

Arrihet me rrugë ajrore dhe detare, Shqipëria është e pajisur me rrugë komunikacioni mjaft të mira, që janë duke u përmirësuar shumë shpejt. Linjat e minibuseve dhe të autobusëve privatë ose shtetërore sigurojnë lidhje të shpeshta ndërmjet qyteteve të mëdha.

VAKSINIMET DHE ILAÇETI

Nuk parashikohen vaksinime për të vizituar Vendin. Si gjithmonë rekomandohet të marrim me vete ilaçet personale që mund të mos jenë të disponueshme në vend. Është e preferueshme të pimë ujë në shishe.

BAKSHISHET

Gjithmonë janë të mirëpritura gjatë turneve, e ndahen në mes të shoferit dhe guidës sipas dëshirës së pjesëmarrësve.

FEJA

Shumica janë myslimanë sunitë rreth 70%, me 20% të krishterë ortodoksë dhe 10% katolikë.

Një vend zyrtarisht ateist ndërmjet viteve 1967 dhe 1990, Shqipëria tani po përjeton një fazë të re në të cilën kishat dhe xhamitë po shumohen kudo.

KUZHINA

Kuzhina shqiptare është një kuzhinë që kombinon traditat e ndryshme, e ngjashme me atë turke, me peshk dhe shumë mish, në formë shishi dhe qoftesh (shishqebap, qofte), mish të shterur në forma të ndryshme, mish të pjekur dhe mëlmesa me salcë kosi dhe kos. Birra lokale është e mirë, vera e bardhë dhe e kuqja deri diku, ndërsa pijet alkoolike tradicionale janë rakia dhe uzoja greke.

TRANSPORTIMI I AUTOMJETIT TONË NË SHQIPËRI

Duke hyrë në Shqipëri, në kufi, duhet të nënshkruhet një policë sigurimi e detyrueshme. Kostoja ndryshon në varësi të tipit të automjetit dhe të kohëzgjatjes së qëndrimit.

 

 

CONTATTI

Call Center: 071 50211621

Whatsapp: 335 06348921

E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Lungomare Vanvitelli 18 – 60121 Ancona

18 ARSYE PËR TË REZERVUAR NË SHQIPËRI PUSHIMIN TËND TË ËNDRRAVE

 ZBULO DESTINACIONET KRYESORE TURISTIKE TË SHQIPËRISË ME TRAGETET ADRIA FERRIES

 

Plazhi i Gjipes

Plazhi i Gjipes

 

Shqipëria një botë e pa eksploruar, një vend që ofron mikpritje dhe shërbime. - "Gjithmonë, kush hyn në shtëpinë e shqiptarit konsiderohet si "Zot", kështu që mysafiri vihet në krye të vendit" - Edi Rama. Adria Ferries që nga viti 2004 lidh Italinë me Shqipërinë dhe po punon për të promovuar këtë vend duke filluar nga plazhet më të bukura në Jug e deri te zonat malore të Veriut. Shqipëria (ose Albania), ofron struktura të shumta akomodimi ku mund të kalojmë pushimet tona. Panorama enogastronomike është e pasur me shije dhe gusto, e vendosur brenda një skenari të pasur me histori, natyrë dhe kulturë.

 

VLORA – VENDE QË NUK DUHET TË HUMBASIM ABSOLUTISHT

 Plazhi i Vlorës

 Plazhi i Vlorës 

Qytet i lashtë dhe port natyror në kanalin e Otrantos, Vlora (Valona në italisht) ndodhet në pikën ku takohet deti Jon me detin Adriatik e ku shtrati i detit bëhet gjithnjë e më i thellë, brigjet e thyera dhe plazhet shkëmbore. Vlora ka pasur gjithmonë një rëndësi të madhe pikërisht për shkak të portit të saj, një dalje e rëndësishme në Mesdhe.

Ka qenë e pushtuar për shumë shekuj nga grekët, romakët dhe turqit, në vitin 1912 ajo u bë kryeqyteti i shtetit të sapoformuar të Shqipërisë përpara se t’ia kalonte titullin kryeqytetit aktual, Tiranës. Valona, destinacioni i zgjedhur nga turistët evropianë për pushimet e tyre në Shqipëri, është një qytet tipik jugor, me ritme të ngadalta, ndërtesa të ulëta ku dielli shkëlqen për më shumë se 260 ditë në vit, kështu që temperaturat e verës janë të larta dhe dimri nuk është kurrë shumë i ftohtë.

Përveç shëtitores buzë detit dhe zonës së portit, është e pasur me restorante dhe bare të modës; në Vlorë mund të admirojmë gjurmë të rëndësishme historike sidomos në rrugët e fshehura të qytetit. Ndërtesat e vjetra dekadente, tregjet lokale të mbushura me fruta dhe perime dhe dyqanet e vogla shesin të gjitha llojet e gjërave. Përgjatë Rrugës Sadik Zotaj, një rrugë e kufizuar anash nga palmat që fillon nga rrethrrotullimi që ndodhet përballë portit, takohen pikat kryesore me interes historik dhe kulturor të Vlorës: Xhamia Muradie dhe mbetjet e mureve të qytetit Aulona. Ndër gjërat që duhen parë në Vlorë është monumenti i Pavarësisë i ndërtuar në vitet ‘70, i cili kujton çlirimin e Shqipërisë nga Perandoria Osmane në vitin 1912.

Valona është padyshim një qytet i denjë për t'u shënuar dhe një nga destinacionet kryesore të turizmit në Shqipëri, lehtësisht i arritshëm për të gjithë ata që zgjedhin të nisen nga Italia me tragetet Adria Ferries nga Ankona dhe Bari për në Durrës, pasi është larg nga porti kryesor shqiptar pak më shumë se njëqind kilometra.

 

VLORA – PLAZHE SI NË ËNDËRR

Vlora mburret me plazhet më të bukura në Shqipëri. Pothuajse të gjitha plazhet e Vlorës gjenden përgjatë rrugës SH8, e cila lidh Vlorën me Sarandën. Plazhet e para që takohen kur arrijmë në Vlorë janë ato pikërisht ato që ndodhen afër qytetit.

Plazhi i Vjetër: Plazhi i vjetër i Vlorës karakterizohet nga një plazh i gjerë me rërë dhe i pacenuar, ku mund të shtrihemi dhe të bëjmë banja dielli të rrethuar nga pyjet me pisha ose të zhytemi për të zbuluar reliktet e shumta dhe shpellat që gjenden në shtratin e detit.

Plazhi i Ri: Plazhi i ri i Vlorës është sigurisht më mondan, i cili dallohet nga baret e shumtë, restorante dhe stabilimentet e plazhit, të përshtatshme për ata që kërkojnë movida.

Uji i Ftohtë: Duke vazhduar për në jug të Vlorës, pak jashtë qytetit, arrijmë te plazhi Uji i Ftohtë, një magji që shtrihet për më shumë se 2 kilometra, e karakterizuar nga një panoramë mahnitëse për shkak të maleve madhështore që pothuajse shkrihen me detin kristalor.

Orikumi: Një tjetër lokalitet bregdetar që nuk duhet humbur nëse vizitojmë Shqipërinë e në veçanti Vlorën është plazhi i Orikumit. Një qytet i vogël bregdetar, i lashtë dhe i pasur me histori, pasi konsiderohej si pozicion i përparuar strategjik në det. Përveç nekropolit dhe bazës detare, destinacione me interes për vizitorët, aty gjendet një nga plazhet më të bukura e famshme për ujërat e tij të cekëta dhe ujin me ngjyrë të kaltër bruz, perfekt për ata që shkojnë me familje me fëmijë. 

 

VLORA – HOTELET MË TË MIRË PËR TË BUJTUR

Hotel Liro **** Hotel Liro, gjendet në Vlorë e ofron një plazh privat me zhezlong dhe çadra dielli falas, një bar, një restorant me kuzhinë mesdhetare i cili ka një tarracë të gjerë ideale për të ftuarit ku mund të shijojmë specialitetet e vendit dhe WiFi falas në të gjitha hapësirat. Sistemimi në dhomat përfshin ajër të kondicionuar, ballkone të mobiluar me pamje nga deti, me TV satelitor, minibar, kasafortë dhe banjë private me dush, tharëse flokësh dhe komplet tualeti falas. Hoteli Liro ofron sportet të ndryshme uji që mund të praktikohen në plazhin privat, windsurf, zhytje dhe snorkeling për të pasionuarit e turizmit aventurë. Me një parkim falas, Hotel Liro gjendet përballë stacionit të autobusit lokal dhe 150 km larg nga Aeroporti i Tiranës.

Hotel Palace **** Hotel Palace është ngritur në Vlorë, vetëm 750 metra larg nga plazhi më i afërt. Hoteli ofron dhoma me ajër të kondicionuar, të stilit modern me WiFi falas, një restorant dhe një parkim privat falas në vend, që përfshihet në tarifë. Disa njësi kanë një banjë private me vaskë me hidromasazh, ndërsa të tjerët kanë robdëshambër e pantofla. Disa dhoma kanë një hapësirë sallon për të ofruar rehati më të madhe, disa të tjera kanë një tarracë ose ballkon. Në dispozicion të mysafirëve ka një komplet mirëseardhje, tharëse flokësh dhe TV me ekran të sheshtë. Hotel Palace që gjendet 50 km larg nga Dhërmi, ofron një shërbim biçikletash me qira dhe mund të organizojë sipas kërkesës shërbimin e transportit vajtje-ardhje.

 

VLORA – VENDET TIPIKE KU MUND TË SHIJOHET KUZHINA SHQIPTARE

Restorant Joni Vlorë Një destinacion që nuk duhet të humbasim, për të dashuruarit e vërtetë të specialiteteve të detit. "Restorant Joni Vlorë" ofron pjata tradicionale mesdhetare, italiane dhe gjithashtu është edhe piceri. Në radhë të parë është autenticiteti, jo vetëm në lidhje me specialitetet e detit që janë protagonistët e menysë, por edhe për desert: që janë të përgatitura në vend, e që paraqesin të njëjtin kujdes që u është kushtuar përgatitjes së të gjitha specialiteteve. Kuzhina është përcaktuar si ekspres: çdo gjë është e përgatitur në çast edhe në qoftë se në disa raste koha mund të duket pak më e gjatë, megjithatë pritja shpërblehet gjithmonë nga mirësia dhe shija e gjellës. Pra ushqime të shëndetshme dhe shije të mrekullueshme. Restoranti ofron një ambient, që është i kujdesur në detajet më të vogla për të siguruar komoditet dhe relaksim. Personeli, tepër i kualifikuar, ofron mundësinë për të zgjedhur specialitetet me qetësi të plotë. Kur moti është i mirë tavolinat janë të disponueshme jashtë.

Tragjasi Bar and Restaurant Restorant i klasit të parë me kuzhinë tradicionale shqiptare. Ofron një shërbim 24-orësh dhe të gjitha specialitetet janë të bazuara në peshk të freskët, mish dhe shumë të tjera. Kopshti ka një pamje shumë të bukur të liqenit, ideale për mëngjesin, darkën ose për një koktej, që shërbehen te bari jashtë. Është ambienti ideal për të shijuar frutat e detit më të freskëta në botë, që shërbehen nga një personel me përvojë dhe shërbimi është i jashtëzakonshëm, i aftë për të udhëhequr zgjedhjen në shumëllojshmërinë të artikujve.

 

DURRËSI – VENDE QË NUK DUHET TË HUMBASIM ABSOLUTISHT

 Plazhi i Durrësit

Plazi i Durrësit 

 

Durrësi ka një nga portet më të mëdha në Ballkan, një stacion ankorimi për shoqërinë Adria Ferries e cila ofron paketa që u dedikohen turistëve në Shqipëri me udhëtime me çmime low cost nga portet e Triestes, Ankona dhe Bari. Qyteti karakterizohet nga kombinimi i plazheve të paharrueshme dhe monumenteve historike. Pasi anija të akostojë në portin e Durrësit, mund të vizitojmë Muzeun Arkeologjik të ndërtuar në vitin 1951 nga arkeologu Vangjel dhe Amfiteatrin Romak. Me interes të veçantë është ky i fundit, i ndërtuar në fillim të shekullit të 1-rë. Destinacioni i shumë turistëve evropianë, kjo strukturë monumentale ka vlera të shquara arkitekturore. Ekspertët besojnë se deri më sot, i gjithë vendin arkeologjik nuk është nxjerrë plotësisht në dritë. Në vitin 1996 ai u regjistrua në listën për kandidatët e nominuar si Trashëgimi e Unesco-s në Shqipëri. Struktura ndodhet në qendër të qytetit, ka një formë gjeografike eliptike me një diametër prej rreth 140 metra dhe një kapacitet brenda saj për të akomoduar deri në 20,000 spektatorë. Përveç historisë dhe kurioziteteve arkitekturore, sapo të kalojmë qendrën e qytetit vazhdojmë drejt jugut me shëtitoren buzë detit prej rreth 6 kilometrash dhe plazhet e mahnitshme ku mund të shijojmë një ditë të shkëlqyer në plazh. Shëtitorja, përbri plazheve të pajisura me kujdes, me çadra dielli dhe shezlong, ofron kioska të shumta, restorante dhe bare.

 

DURRËSI – PLAZHE SI NË ËNDËRR

Fondali me rërë dhe plazhet e pajisura, këto janë karakteristikat e plazheve që ndodhen në afërsi të qytetit të Durrësit. Plazhi ofron aktivitete të ndryshme zbavitëse, si beach volley, peshkim dhe bowling, si dhe çdo lloj komforti që sigurohet nga strukturat moderne që kufizojnë vijën bregdetare.

Golem e Mali i Robit Nëse vazhdojmë drejt jugut, rreth 10 km nga qendra e Durrësit arrijmë në plazhet e Golemit dhe Mali i Robit, të vendosura pranë njëra-tjetrës. Plazhet e gjera dhe me rërë shtrihen për disa kilometra, të rrethuara me pyje pishe dhe që karakterizohen nga shumë monumente historike që i angazhojnë turistë në aktivitete vizitash kulturore.

Plazhi i Gjeneralit Një plazh me një emër të veçantë, për shkak të faktit se një gjenerali të pasur i pëlqente ta frekuentonte atë, për bukurinë dhe pastërtinë që e dallon. I gjatë 400 metra dhe 50 metra e gjerë, atraksioni kryesor që tërheq shumë turistë është lindja e breshkave të detit. Plazhi është i pajisur me stabilimente plazhi dhe restorante të hapura çdo ditë gjatë sezonit të verës. Pavarësisht se rruga për të arritur atje nuk është shumë e mirë, plazhi është i pajisur gjithashtu për të akomoduar kampistët, të cilët shpesh stabilizohen në një rrip të vogël toke pranë detit.

Kallmi e Curilat Duke u nisur nga Durrësi dhe duke u zhvendosur drejt Veriut, arrijmë në dy plazhet, Kallm e Curila. Dy gjinjtë e lagur nga uji i kristaltë i Adriatikut me një shtrat deti që të lë pa frymë ku mund të argëtohemi duke bërë snorkeling, ku natyra mbretëron sovrane, edhe pse në plazhe ka mundësi të gjejmë ndonjë stabiliment plazhi.

 

DURRËSI – HOTELET MË TË MIRË PËR TË BUJTUR

Hotel Villa Brais ***** Është një vend i mrekullueshëm për të qëndruar në Durrës. I vendosur 200 metra nga Amfiteatri, dhomat kanë televizor, Pc e Dvd. Banjat me dush dhe/ose jacuzzi, tharëse flokësh dhe artikuj falas.

Palace Hotel e spa ***** Është inauguruar në vitin 2013, ndodhet në shëtitoren pranë bregdetit të Durrësit përballë plazheve të bukura. Ka 33 dhoma me pamje nga deti. Mëngjesi shumë i shijshëm ofron specialitete sezonale, ndërsa gjatë vakteve të ngrënies mund të shijojmë një darkë të shkëlqyer në tarracë me shoqërim muzikor në piano.

 

DURRËSI – VENDET TIPIKE KU MUND TË SHIJOHET KUZHINA SHQIPTARE

Restorant Artur: kuzhinë tipike në afërsi të Durrësit, ka antipasta të panumërta peshku, gjellë të para dhe të dyta, pica dhe verë shumë të mirë. Ky restorant ndodhet përballë detit, ka lokale të mëdha dhe një tarracë ku mund të hamë në stinët më të ngrohta. Një objekt tërheqës është pa dyshim Skënderbeu Winery, një kantinë historike që është ngritur mbi një kodër shumë të bukur pranë qytetit.

 

 

SHKODRA – VENDE QË NUK DUHET TË HUMBASIM ABSOLUTISHT

 Kështjella Rozafa

Kështjella Rozafa  

Ndërmjet vendeve që duhen vizituar në Vendin e shqipeve, gjendet edhe shumë e bukura Shkodër. Nëse pyesim veten se cilat janë gjërat që duhen parë në Shqipëri për të rizbuluar historinë e popullit dhe për t'u argëtuar në të njëjtën kohë, ky qytet është padyshim një destinacion që nuk duhet humbur. Shkodra ndodhet në Veri të vendit, gjendet pranë bregdetit shqiptar dhe mund të konsiderohet si një nga qytetet më të vjetra të mbetura. Sigurisht Liqeni i Shkodrës është thesari i qytetit nga i cili ka marrë emrin dhe pranë të cilit ndodhet një pjesë e madhe e qytetit. Është ajri që thithet që e bën turistin të bjerë në dashuri sepse është një nga qytetet më me gjallëri në Shqipëri. Ndër gjërat që nuk duhet të humbasim nëse vizitojmë Shkodrën propozojmë: Kalanë e Rozafës, të mbrojtur mbi majën e një kodre, e cila ofron një pamje spektakolare të qytetit, Urën e Mesit me origjinë osmane, nën të cilën rrjedhin ujërat e kthjellëta të Lumit Kir, Muzeun Kombëtar të Fotografisë "Marubi", një nga arkivat më të pasura në të gjithë Ballkanin, Xhaminë e Plumbit, e quajtur kështu për shkak të kupolës karakteristike prej plumbi dhe Katedralen e Shën Stefanit, një nga ndërtesat kryesore historike të Shkodrës.

 

Liqeni i Komanit

 Liqeni i Komanit

 

Siç u përmend më parë, edhe movida e Shkodrës është një burim tërheqës për turistët, pasditeve në fakt, qyteti është i mbushur me të rinj dhe familje që shijojnë muzgun në baret e shumta që gjenden përgjatë rrugëve. Nëse i kalojmë pushimet në Shkodër është e këshillueshme të vizitojmë edhe Parqet Kombëtare të Valbonës dhe Thethit dhe të lëmë pak kohë për të vizituar Liqenin e mrekullueshëm të Komanit. Tragetet e Shqipërisë për në Liqenin e Komanit nisen nga Shkodra çdo ditë në orën 9.00 të mëngjesit dhe udhëtimi zgjat rreth një orë e gjysmë. Ekziston edhe mundësia e që të imbarkojmë veturën.

 

SHKODRA – HOTELET MË TË MIRË PËR TË BUJTUR

Hotel Colosseo **** Luks dhe personel profesional janë fjalëkalimet te Hotel Colosseo në Shkodër. Dhomat kanë Tv, ballkon panoramik, ajër të kondicionuar, Wi-fi e minibar. Në strukturë ka edhe një Spa, ku mund të relaksohemi dhe të kemi mundësi që përkëdhelemi nga personeli i specializuar. Ashtu si shumica e Hoteleve në Shqipëri, edhe ky hotel ofron një shërbim të shkëlqyer restoranti, për ata që duan të shijojnë një vakt të qetë në Hotel.

Luani Arte **** Një kombinim i shkëlqyer i klasik dhe modern, i përshtatshëm për ata që duan të jetojnë çaste të relaksimit puro dhe të kënaqësisë. Hoteli ka Jacuzzi dhe një hapësirë fitness për të gjithë klientët. Të gjitha dhomat gjenden përballë pamjes së mrekullueshme që rrethon qytetin. I pastër dhe i rehatshëm.

 

SHKODRA – VENDET TIPIKE KU MUND TË SHIJOHET KUZHINA SHQIPTARE

Restorant Hotel Tradita Ka një oborr karakteristik dhe mikpritës, të përbërë nga një vatër të madhe të ekspozuar ku përgatiten specialitetet tradicionale, që shërbehen nga një personel i përgatitur dhe i disponueshëm. Edhe raporti cilësi/çmim është i shumë i mirë. 

Bar/Restorant Elita Restoranti ofron specialitete të mrekullueshme të kuzhinës mesdhetare. Muzika live dhe cilësia e verërave e bëjnë qëndrimin tuaj edhe më të këndshëm. Pjatat janë të freskëta dhe shërbehen me paraqitje të lezetshme. Kudo tregohet kujdes ndaj detajeve. Duhet provuar!

 

VALBONA – VENDE QË NUK DUHET TË HUMBASIM ABSOLUTISHT

 Lumi në zemër të Parkut Natyror të Valbonës

Lumi në zemër të Parkut Natyror të Valbonës 

 

Në itinerarin turistik që propozojmë ndërmjet vendeve që duhet të vizitohen në Shqipëri për ata që dëshirojnë të largohen nga turizmi detar, parku kombëtar i Valbonës ndodhet 200 km larg Shkodrës, në rrethin e Tropojës. Parku, i rrethuar nga Alpet shqiptare prej guri gëlqeror shtrihet në 80 km2. dhe kjo është elementi më i fortë tërheqës për ata që duan të kalojnë pushimet e tyre në Shqipëri në kërkim të aventurës në një vend të paprekur si ky.

Mund të zgjidhen dy lloje të ndryshme ekskursionesh;

  1. Me makinë: duke ndjekur tabelat për Bajram Curri, duke udhëtuar në autostradën e rehatshme dhe të shpejtë, vazhdojmë drejt Valbonës, 30 km.
  2. Me barkë: duke shijuar një turne të mrekullueshëm në barka të vogla që ngjiten përgjatë Liqenit të Komanit derisa arrijnë në Fierzë. Ky lloj ekskursioni është sigurisht më i rekomanduar nëse dëshirojmë të shijojmë plotësisht panoramën.

Tragetet nisen çdo mëngjes në orën 9.00 duke u nisur nga Bajram Curri derisa të arrijnë në rrethin e Tropojës, udhëtimi me anije zgjat 3 orë.

Pasi të mbërrijmë në destinacionin tuaj, mund të vazhdojmë me makinën tonë drejt Valbonës, ose të mbështeteni në transportin me mjetet e shumta publike të disponueshëm në Tropojë.

Temperaturat në Valbonë janë gjithmonë në një nivel mesatar të ulët, duke qenë në male, edhe nëse në verë ato rriten ndjeshëm. Pushimet verore dhe pranverore, sigurisht që janë më të rekomanduara, pasi pjesa tjetër e vitit mund të ketë shira të shpeshta.

Parku natyror i Valbonës, përveç që është destinacioni ideal për të pasionuarit e trekking-ut, është gjithashtu i përshtatshëm për lloje të ndryshme sportesh, për të dashuruarit me pushimet aventurë, si ngjitjet në mal dhe rafting. Për më tepër, për ata që natyrën e kanë si shtëpinë e tyre dhe për ata që kërkojnë një udhëtim gjithnjë e më shumë aventuresk dhe low cost, në disa zona të luginës lejohet kampingu por duke respektuar plotësisht ambientin.

 

Parku Natyror i Valbonës

Parku Natyror të Valbonës

 

 

VALBONA – HOTELET MË TË MIRË PËR TË BUJTUR

Është natyra gjëja kryesore në Valbonë, për këtë arsye objektet e akomodimit janë të kufizuara, megjithëse janë mikpritës si të gjitha hotelet në Shqipëri, prandaj këshillohet të prenotojmë paraprakisht.

Hotel Margjeka *** Struktura ndodhet pranë shtigjeve të trekking-ut dhe ka një restorant të shkëlqyer që ofron gjithmonë lëndë të para, gjithmonë të freskëta. Hoteli është i rrethuar nga natyra dhe malet dhe dhomat e tij spartane, por shumë mikpritëse ofrojnë falas Wi-Fi dhe sigurojnë një pamje të mrekullueshme të maleve.

Guesthouse Kol Gjoni Një shtëpi super komode e zhytur në gjelbërimin e maleve. Hoteli ka Wi-Fi falas dhe një restorant ku mund të shijojmë gjellët e shijshme të kuzhinës shqiptare. Kjo guest house gjithashtu mikpret kampistët që kanë tenda në kopshtin e saj. Ka pak dhoma që kanë një banjë en-suite, për këtë arsye nëse kemi nevoja të veçanta, është e këshillueshme që të kontaktojmë strukturën paraprakisht.

 

VALBONA – VENDET TIPIKE KU MUND TË SHIJOHET KUZHINA SHQIPTARE

Restorant Rilindja Restoranti ndodhet në rrugën që çon në Theth dhe u ofron klientëve të tij një kuzhinë tradicionale shqiptare, të freskët dhe autentike. Njerëzia dhe mikpritja e personelit janë gjëja kryesore dhe bëjnë që qëndrimi të jetë i shkëlqyeshëm. Restoranti gjithashtu ka një tarracë ku mund të admirojmë bukurinë e Alpeve shqiptare.

 

 

THETHI – VENDE QË NUK DUHET TË HUMBASIM ABSOLUTISHT

 Parku Natyror i Thethit

Parku Natyror i Thethit 

Thethi është një fshat i vogël 70 km larg Shkodrës, një vend i pacenuar ku mund të shijohet bukuria dhe madhështia e një natyre që ka mbetur e virgjër dhe e paprekur. Thethi është vendi i përsosur për ata që janë të dashuruar pas trekking dhe ekskursione, pasi fshati i vogël ndodhet në mes të maleve më të larta të Shqipërisë, të cilat arrijnë deri në 2500 metra lartësi. Ndërmjet Kanioneve të thella e që lagen përrenjtë e shumtë në kuota të larta gjendet parqet kombëtare të Thethit dhe Valbonës. Të shkosh atje nuk është diçka e thjeshtë, pasi rrugët malore janë të dëmtuara dhe dredha-dredha, prandaj është e këshillueshme që vizita në fshatin Theth të organizohet paraprakisht.

 

Ujëvara e Grunasit

Ujëvara e Grunasit

 

Për të dashuruarit e natyrës dhe të aventurës, nga Thethi nisen disa shtigje për ekskursione që mund të përballen vetëm ose të shoqëruar. Shtegu më popullor, por edhe më sfiduesi, zgjat gjashtë orë dhe lidh Thethin me Valbonën. Ka edhe intinerare më të lehta për ata që kanë më pak eksperiencë, por gjithnjë të mundimshëm, si ai që të çon në Ujëvarën e Grunasit 30 metra të lartë. Kjo rrugë është e shkurtër, zgjat rreth një orë. Turistët që vizitojnë këto parqe rrëmbehen dhe mahniten nga bukuria që i rrethon, larg jetës së përditshme, telefonave dhe internetit. Në Theth koncepti i kohës është relativ.

 

THETHI – HOTELET MË TË MIRË PËR TË BUJTUR

Bujtina Berishta Theth Nëse vijmë nga rruga Valbonë-Theth kjo guest house është e përkryer, pasi ajo është e vendosur në afërsi të shtegut. Një xhevahir i vendosur ndërmjet maleve që u ofron klientëve të saj një shërbim cilësor prej 360 gradësh. Duke filluar nga ushqimi e deri te dhomat, kjo guest house administrohet nga një familje e njerëzishme dhe mikpritëse e do të jetë në gjendje të përkëdhelë vizitorin, i cili me siguri do të mbetet i impresionuar këndshëm.

Kullat e Sadri Lukes E vendosur në pozicion të mrekullueshëm vetëm 3.5 km nga Thethi, kjo guest house ka dhoma me banjë të përbashkët, një zonë lojërash për fëmijë dhe një restorant ku mund të shplodhemi dhe të zhytemi plotësisht në kulturën shqiptare. Struktura vë në dispozicion një zyrë për pritje reception, që qëndron e hapur 24 orë, një depozitë për bagazhe dhe parkimin. Raporti cilësi/çmim është i shumë i mirë!

 

THETHI – VENDET TIPIKE KU MUND TË SHIJOHET KUZHINA SHQIPTARE

Ristorante Villa Gjecaj Strukturë e shkëlqyer që gjendet në luginën e mahnitshme 10 km nga Thethi, është një ndalesë e shkëlqyer pit-stop për ata që përballen me udhëtimin trekking ndërmjet maleve. Një restorant me administrim familjar që u ofron klientëve të vet një shërbim shumë të mirë dhe një mikpritje të shkëlqyer. Një kuzhinë e rafinuar dhe e bërë në shtëpi që do të jetë e vështirë për t’u harruar.

 

 

DIVJAKA – VENDE QË NUK DUHET TË HUMBASIM ABSOLUTISHT

 Divjaka

 Divjaka

Duke vazhduar drejt jugut të Durrësit, mund të vizitojmë Parkun Kombëtar të mrekullueshëm të Divjakës, në rrethin e Fierit. Brenda parkut gjendet laguna e Karavastasë, më e madhja në Shqipëri. 5000 hektarë të një hapësire me karakteristika unike natyrore. E përsosur për një ditë në ajër të hapur: një vendpushim qiellor, për t’i dhënë shije pushimit tënd në plazh, në vendin e shqiptarëve. Laguna ndahet nga deti me një rrip rëre të mbuluar me një pyll pishash, ujërat e saj lidhen me detin nëpërmjet tre kanaleve të mëdha, dy natyrorë dhe një artificial për të lejuar peshkimin, që është burimi kryesor i jetesës për fshatrat fqinje.

Laguna e Divjakës

Laguna e Divjakës 

Në lagunën e Divjakës jetojnë më shumë se 45.000 specie shtazore dhe për këtë arsye ajo përfshihet në zonat e mbrojtura të Shqipërisë. Karakteristik dhe absolutisht unik është pelikani i famshëm që banon në lagunën e Divjakës, në të vërtetë ka rreth 50 çifte të këtij ekzemplari që jetojnë në plazhet përreth. Për të pasur mundësi që të vizitojmë këto specie të mbrojtura mund të rezervojmë një barkë me motor me ndihmën e një udhërrëfyesi lokal dhe kështu mund të kemi mundësi të shohim të gjitha veçoritë e zonës.

 

 

ZBULO TË GJITHA DISTANCAT PËR TË ARRITUR QYTETET MË TË BUKURA TË SHQIPËRISË

 

Itinerari

Distanca

Koha e udhëtimit

Durrës-Divjakë

53 km

50 min

Durrës-Shkodër

107 km

1 h 45 min

 

Itinerari

Distanca

Koha e udhëtimit

Divjakë-Vlorë

82,8 km

1 h 30 min

Shkodër-Valbonë

188 km

4 h 45 min

Valbonë-Theth

260 km

6 h 45 min

 

 

SHQIPËRIA: NISU I INFORMUAR!

 

DOKUMENTE TË VLEFSHME PËR ÇATDHESIMIN

Letërnjoftimi i vlefshëm për çatdhesim (udhëtim jashtë shtetit) ose pasaporta.

ZONA KOHORE

E njëjta zonë kohore me Italinë.

Shqipja është një gjuhë indo-evropiane me shumë fjalë me origjinë greke, latine dhe të sllavishtes antike. Njihet italishtja, si ndërmjet të moshuarve ashtu edhe ndërmjet të rinjve.

KLIMA DHE VESHJA

Shqipëria ka një klimë mesdhetare, shumë të butë veçanërisht përgjatë bregdetit të Jonit, me dimra të ftohtë dhe temperatura edhe nën zero gjatë natës. Pak shira në fund të vjeshtës dhe pranverës alternohen me shumë ditë me diell gjatë gjithë vitit, me verë shumë të nxehtë, veçanërisht në qytete, ku në korrik temperatura mund të arrijë deri në 40 °C. Koha më e mirë për turne është pranvera dhe vjeshta, ndërsa për ata që e duan detin, bregdeti i jugut lejon të shijojmë pushime të gjata edhe deri në shtator e tetor.

MONEDHA

Monedha Shqiptare është Leku (ALL), me një këmbim mjaft të qëndrueshëm, aktualisht 130 lekë për € 1. Mund të tërheqim valutën lokale te bankomatet ose te sportelet e tjera automatike. Kartat e kreditit kryesore mund të përdoren në qytete. Shumë dyqane dhe hotele pranojnë pagesat në euro.

ENERGJIA ELEKTRIKE

Priza normale, 220 volt.

TELEFONI

Prefiksi 00355 për të telefonuar në Shqipëri nga Italia. Kostot për telefonatat me celularë ndryshojnë sipas operatorit të telefonisë.

TRANSPORTET

Arrihet me rrugë ajrore dhe detare, Shqipëria është e pajisur me rrugë komunikacioni mjaft të mira, që janë duke u përmirësuar shumë shpejt. Linjat e minibuseve dhe të autobusëve privatë ose shtetërore sigurojnë lidhje të shpeshta ndërmjet qyteteve të mëdha.

VAKSINIMET DHE ILAÇETI

Nuk parashikohen vaksinime për të vizituar Vendin. Si gjithmonë rekomandohet të marrim me vete ilaçet personale që mund të mos jenë të disponueshme në vend. Është e preferueshme të pimë ujë në shishe.

BAKSHISHET

Gjithmonë janë të mirëpritura gjatë turneve, e ndahen në mes të shoferit dhe guidës sipas dëshirës së pjesëmarrësve.

FEJA

Shumica janë myslimanë sunitë rreth 70%, me 20% të krishterë ortodoksë dhe 10% katolikë.

Një vend zyrtarisht ateist ndërmjet viteve 1967 dhe 1990, Shqipëria tani po përjeton një fazë të re në të cilën kishat dhe xhamitë po shumohen kudo.

KUZHINA

Kuzhina shqiptare është një kuzhinë që kombinon traditat e ndryshme, e ngjashme me atë turke, me peshk dhe shumë mish, në formë shishi dhe qoftesh (shishqebap, qofte), mish të shterur në forma të ndryshme, mish të pjekur dhe mëlmesa me salcë kosi dhe kos. Birra lokale është e mirë, vera e bardhë dhe e kuqja deri diku, ndërsa pijet alkoolike tradicionale janë rakia dhe uzoja greke.

TRANSPORTIMI I AUTOMJETIT TONË NË SHQIPËRI

Duke hyrë në Shqipëri, në kufi, duhet të nënshkruhet një policë sigurimi e detyrueshme. Kostoja ndryshon në varësi të tipit të automjetit dhe të kohëzgjatjes së qëndrimit.

 

 

CONTATTI

Call Center: 071 50211621

Whatsapp: 335 06348921

E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Lungomare Vanvitelli 18 – 60121 Ancona

Linjat Itali-Shqiperi

Tragetet

info booking adria ferries

E hene - E premte: 08:30 - 13:00
  14:30 - 19:00
   
E shtune: 09:00 - 13:00 

SHENIM! Kjo faqe  internet perdor cookies dhe teknologji te ngjashme. Nese nuk ndryshon parametrat te shfletuesit, persona pranon.