Adria Ferries: Nisjet e hapur për 2022!

Nisjet e hapur për 2022!

Nxitoni të rezervoni udhëtimin tuaj të ardhshëm në Tokën e Shqiponjave dhe siguroni akomodimin që i përshtatet më së miri nevojave tuaja! Vizitoni faqen tonë të internetit dhe mësoni kalendarin e të gjitha nisjeve për dhe nga Shqipëria të trageteve Adria Ferries nga portet e Ankonës dhe Barit në Durrës dhe anasjelltas. Gjithashtu për 2022 Adria Ferries garanton 3 nisje javore nga Ankona ndërsa nga Bari mund të udhëtoni çdo ditë, ose madje mund të zgjidhni midis dy udhëtimeve ditore në ditët me kerkesa maksimale të sezonit të lartë.

Përjetoni kënaqësinë e një udhetimi krejtësisht relaksues duke prenotuar një kabinë standarde, katërshe ose dyshe, ose zgjidhni suitat komode, për një udhëtim komod. Përndryshe, ju mund të rezervoni një vend në një kolltuk: komoditete  me çmime super të volitshme!

Po udhëtoni me mikun tuaj me katër këmbë? Në bordin e trageteve Adria Ferries, janë në dispozicion kabina speciale me akses kafshësh, të afta për të garantuar standardet më të larta të higjienës. Zbuloni shërbimin tonë efikas dhe të rafinuar të hotelierisë: Adria Ferries u ofron mysafirëve pjatat më të mira të traditës mesdhetare, të përgatitura me përbërës të freskët dhe origjinal, të disponueshëm si në restorant a la carte ashtu edhe në vetë -shërbim.

Në bordin e flotës Adria Ferries mund të: relaksoheni në ajër të hapur duke shijuar një koktej të mirë me pamje nga deti, ngazëllehuni para një perëndimi të mrekullueshëm të diellit ose lëreni veten të zgjoheni nga drita e parë e agimit. Dhe nëse doni të ndani përvojën tuaj të udhëtimit, mund të mblidhni fotografi dhe video në një album në smartphonet tuaj, të cilat mund t'i ndani me ndjekësit tuaj në rrjetet sociale duke etiketuar kompaninë tonë. Historitë më emocionuese dhe argëtuese të udhëtimit do të postohen në faqet zyrtare të Instagram dhe Facebook të Adria Ferries!

Ju presim!

 

KLIKONI KETU  për të rezervuar, telefononi në +39 07150211621 ose shkruani në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 

Lundro në siguri me masat anti-Covid të adoptuara nga shoqëria jonë.

Ju kujtojmë që Adria Ferries u garanton pasagjerëve masat e mëposhtme paraprake:

• pastrimin e shpeshtë dhe dezinfektimin e anijeve, duke i kushtuar vëmendje të veçantë zonave të përbashkëta;

• përdorimin nga personeli i bordit të pajisjeve mbrojtëse për shëndetin e tyre dhe për shëndetin e klientëve;

• paraqitjen e materialit informativ për masat parandaluese (larjen e duarve dhe distancimin social);

• instalimin e shpërndarësve me xhel higjienizues për duart, në dispozicion për të gjithë pasagjerët;

• optimizimin e hapësirave të brendshme të anijes për të siguruar distancimin social të klientëve dhe të personelit;

• udhëzimet që i jepen ekuipazhit se si të parandalojë rreziqet dhe të administrojë rastet me simptoma që i atribuohen Coronavirus-it.