Në panair do të marrin pjesë prodhuesit kryesorë evropianë të mjeteve rekreative, markat më të famshme të komponentistikës dhe aksesorëve, një përzgjedhje e konsiderueshme e karrelave tenda, tendave, verandave dhe pajisjeve të tjera për kamping. Gjithçka shoqërohet nga një seksion që i kushtohet turizmit, seksioni "Rrugëtimet & Destinacionet" që jep mundësinë të përfitojmë nga idetë dhe sugjerimet inovative dhe një prani e madhe e produkteve editoriale që janë në gjendje të adresojnë, këshillojnë, udhëheqin ekspertët dhe admiruesit e rinj në këtë life-style.

Eventi zhvillohet me bashkëpunimin e Shoqatës së Prodhuesve Karavan dhe Kamper, e cila ka ditur të përballojë me vendosmëri vitet e krizës, aq sa ka zënë vend në mënyrë të qëndrueshme ndërmjet tre prodhuesve kryesorë evropian.

Përveç prodhuesve dhe montuesve të automjeteve, nuk do të mungojnë edhe komponentistët, akesesorët dhe të gjitha zgjidhjet teknike dhe pajisje shtesë për ta bërë optimale dhe të sigurt pushimin en plein air.

Oferta e Ekspozitës së Kamperit 2019, me një layout të ri dhe të pasuruar në propozimin e ekspozimit, ofron ide dhe sugjerime të çmuara për të organizuar pushimet dhe është e plotësuar nga prania e materialit specifik, si guidat, hartat dhe të gjithë instrumentet e dobishme për të adresuar dhe këshilluar udhëtarët më me përvojë, por edhe për të udhëhequr neofitët e banimit duke udhëtuar.

"Rrugët e aromave" do të jetë segmenti që i kushtohet itinerareve enogastronomike me një përzgjedhje të prodhuesve të shkëlqyeshëm me prejardhje nga e gjithë Italia.

Ekspozita do të ofrojë për publikun gjithashtu hapësira tematike të thellimit dhe për networking si, për shembull, hapësirën "Udhëtime, Takime dhe Tregime" me takimin live të shkrimtarëve dhe dëshmitarëve të udhëtimeve të jashtëzakonshme, që do të tregojnë përvojat e tyre.

Në hapësirat e jashtme do të jetë e pranishme "Arena Kamper" me tradicionalen "Zona e Miqve me 4 këmbë", një hapësirë që i kushtohet aktiviteteve ludike dhe sportive për miqtë besnikë të njeriut, me lojëra, teste të udhëzuara dhe me këshillat e instruktorëve ekspertë.

Nuk do të mungojë as edhe një Food court që i kushtohet "Academy Street Food”, ku do të jenë të pranishme propozimet më të mira të food truck me specialitetet gastronomike të traditës emiliane të rishikuara ad hoc.