rassegna stampa Adria Ferries

Shqipëria: destinacioni i ri i turizmit italian

SHQIPËRIA: DESTINACIONI I RI I TURIZMIT ITALIANËRISË

Plazhi i Himarës

 Plazhi i Himarës

Bregdeti dhe deti i Shqipërisë tërheqin gjithnjë e më shumë turistë, kryesisht nga Italia

Me pesë mijë vjet histori, parqe arkeologjike, vende të Unesco-s, me mbi 400 km bregdet dhe një hinterland ende të panjohur, Shqipëria përfaqëson një destinacion shumë tërheqës me plazhe të pacenuara, mikpritje shumë bujare, panorama që të lënë pa frymë, dhe çdo gjë me çmime vërtet të pranueshme: Shqipëria, në fakt, është sot një destinacion turistik low cost për ata që zgjedhin t’i kalojnë këtu pushimet e tyre verore.

Çfarë mund të shohim në Shqipëri?

Shqipëria është një përvojë unike për ata që dëshirojnë pushime në kontakt me natyrën dhe kulturën e vendit dhe gjithashtu për ata që kanë një pasion të veçantë për traditën kulinare.

Plazhi i Ksamilit 

Plazhi i Ksamilit

Ksamil ndodhet në jug të Shqipërisë, me pamje nga deti Jon, përballë ishullit të Korfuzit (në gjuhën shqipe "ksamil" do të thotë pikërisht "gjashtë milje"): bën pjesë në parkun kombëtar të Butrintit, hapësirë natyrale e mbrojtur dhe gjithashtu vend i rëndësishëm arkeologjik. Pikërisht ashtu si Apollonia, qyteti është themeluar nga grekët dhe i pushtuar nga romakët, që gjendet, përkundrazi, në qendër të Shqipërisë. Së bashku me plazhet Dhërmi e Himarë, Ksamili është një nga lokalitetet turistike më të kërkuara të Shqipërisë.

Kalaja e Durrësit

Kalaja e Durrësit 

Duke udhëtuar me rrugë detare nga Trieste, Ankona e Bari me Adria Ferries, arrijmë në Durrës (Durazzo italisht), porti më i rëndësishëm shqiptar: qytet antik i themeluar nga kolonët grekë i njohur gjithashtu si Dyrrachium, ka qenë kryeqyteti i Shqipërisë deri në vitin 1920 dhe sot është porti më i rëndësishëm shqiptar. Këtu fillonte Via Egnatia, rruga e lashtë romake që lidh Durrësin me Stambollin dhe disa hapa larg nga porti mund të shihen akoma mbetjet e Kullës Veneciane dhe të Kështjellës, e shkatërruar dhe e rindërtuar, një nga vendet më të rëndësishme të mbrojtjes në Ballkan. Jo shumë larg mund të shihen vagëllimthi mbetjet e Amfiteatrit Romak të ndërtuar në shekullin e II nga Trajani, më i madhi në Ballkan me një kapacitet prej 15,000 spektatorësh. Mbetje të rëndësishme arkeologjike ruhen në Muzeun arkeologjik dhe në atë etnologjik, por në treg zbulohet shpirti autentik i çdo qyteti, ndërmjet produkteve të përditshme dhe endemike. Në fund të Bulevardi Dyrrah, tregu i mbuluar i frutave është një freskore me ngjyra, shije dhe tregime të njerëzve të zakonshëm.

Prej këtu mund të arrijmë lehtësisht kryeqytetin Tiranë, një qytet modern, i gjallëruar nga ngjyrat e ndritshme sipas dëshirës së kryeministrit-artist Edi Rama, kryetar komune i kryeqytetit dhe i karakterizuar nga rrokaqiejt, xhamitë dhe kishat e hapura. Është për t’u vizituar Sheshi Skënderbej, i dominuar nga statuja mbi kalë e heroit kombëtar, Muzeu Bunk'art, kështjellat-fortesë, Kisha e Kroit, Ura e Tabakëve, Xhamia e Et'hem Beut, Katedralja katolike e Shën Palit dhe Katedralja ortodokse Ringjallja e Krishtit. Tirana është gjithashtu një qytet universitar dhe i kulturës, me muze dhe 5 biblioteka, ndërmjet të cilave Biblioteka kombëtare me një milion vëllime. 

Tirana – Pamja e Qytetit

Tirana – Pamja e Qytetit 

Meriton t’i bëhet një vizitë edhe Beratit, qytet-muze me njëmijë dritare në shpatet e një kodre, trashëgimi i Unesco-s. I dominuar nga një kështjellë, ai është i rrethuar me mure me 24 kulla që përfshijnë Xhaminë e Bardhë, Katedralen Fjetja e Shën Mërisë, kisha të shumta bizantine, muzeun Onufri dhe Muzeun Etnografik. Në zonën e Beratit, tokë vreshtash, në vitet e fundit janë ngritur shumë ndërmarrje që prodhojnë verëra interesante, si p.sh. “Cobo Winery”.

Qyteti i Beratit

Qyteti i Beratit

Një lokalitet tjetër bregdetar i denjë për t’u përmendur është Vlora, në jug të Shqipërisë, tashmë shumë e zhvilluar nga pikëpamja turistike, me hotele të niveleve të ndryshme, apartamente, B&B, restorante dhe lokale. E pajisur me të gjitha shërbimet e nevojshme për turistët, Vlora mund të jetë një alternativë e vlefshme për vendpushimet e përmendura turistike të Adriatikut. Është për t’u vizituar Xhamia e Muradies, Monumenti i Pavarësisë në Sheshin e Flamurit dhe lagjet e vjetra ndërmjet të cilave ajo e hebrenjve.

Plazhi i Vlorës

Plazhi i Vlorës

Nga Vlora arrijmë me lehtësi në Apoloni, që nga grekët i është dedikuar Zotit Apolon dhe e themeluar në vitin 588 p.K., një qytet-shtet me rëndësi strategjike dhe logjistike për shkëmbimet tregtare me rrugë detare. Sot është e mundur të vizitojmë vendin arkeologjik, por vetëm një përqindje minimale e zonës është gërmuar deri tani, thesari mbetet pothuajse tërësisht nën tokë. Një qytet shumë i pasur, në qendër të trafiqeve tregtare, pika e kalimit të Via Egnatia që çonte në Konstandinopojë. Krahas kishave bizantine me kapitele romake gjenden rrënoja të rëndësishme të epokës klasike: një kombinim interesant. Si një shembull i qyteteve osmane, Berati është trashëgimi e Unesco-s , ndërsa Apolonia është një kandidat që pritet të hyjë.

Apolonia – Vend Arkeologjik

Apolonia – Vend Arkeologjik

Me origjinë otomane është edhe Gjirokastra (Argirocastro në italisht), në jug të Shqipërisë, qyteti-muze është i vendosur në shpatin e një kodre me pamje nga lugina dhe i njohur për përdorimin masiv të gurit në strukturat e banesave dhe për rrugët. Nuk është rastësi që të njihet edhe si "qyteti i gurit" dhe përfaqëson takimin e kulturës shqiptare së bashku me kulturën greke, otomane dhe romake. Qyteti zhvillohet rreth kështjellës së tij që është e vendosur në majë të kodrës: është e dyta për madhësi në Ballkan dhe në një pozicion dominues në lidhje me të gjithë rrafshinën përreth. Gjithashtu edhe qyteti historik i Gjirokastrës është një qendër karakteristike, i mbrojtur mbi kodër dhe i pasur me shtëpi të mrekullueshme dhe dyqane artizanale, restorante dhe hotele të lezetshme.

Kështjella e Gjirokastrës

Kështjella e Gjirokastrës

Numri i vizitorëve të huaj të tërhequr nga një Vend ende autentik, në identitetin e tij kulturor dhe të bukurive të pa eksploruara, vazhdon të rritet. Në fakt, Shqipëria ofron një gamë të gjerë zgjidhjesh që i përshtaten të gjitha shijeve: për personat sportiv ka shumë aktivitete që mund të praktikohen në natyrë dhe të pasionuarit e kuzhinës së mirë mund të provojnë shijen e një tradite të mirëfilltë kulinare, popullore, të lidhur me produktet e tokës dhe të detit dhe që shoqërohet me verëra shumë të mira lokale. Vizita në këtë vend do të thotë të shijojmë bukurinë e tij, por gjithashtu të kontribuojmë në përhapjen e kulturës së tij, të vlerave dhe të angazhimit në afirmimin e tij si një vend protagonist në Ballkan dhe Mesdhe. Turistët italianë gjithashtu zgjedhin Shqipërinë sepse është një vend i përballueshëm ekonomikisht duke pasur parasysh shpenzimet më të ulëta në krahasim me destinacionet e tjera turistike të Adriatikut, edhe për arsye se arrihet me lehtësi. Në fakt, shoqëria Adria Ferries brenda pak orësh me traget, lidh Italinë me Shqipërinë, me mundësinë e nisjes nga portet e Ankonës, Barit dhe Triestes sipas kërkesave.

Shihe artikujt në këtu: 

  • "Adria Ferries punta sul turismo verso l'Albania" - TREND
  • "Albania, viaggio nel Paese delle Aquile da Tirana a Durazzo" - ANSA ViaggiArt
  • "Le spiagge più belle dell’Albania adriatica"Siviaggia
  • "Albania trendy tra movida e spiagge caraibiche" - Tgcom24
  • "Albania Storia e bellezza da scoprire al di là dell'Adriatico" - Emotions Magazine
  • "Viaggio in Albania da Tirana a Apollonia, passando per Berat e Valona" - Il Sole 24 ore

SHIKO VIDEON