MASA PARAPRAKE PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E MYSAFIRËVE TANË DHE TË EKUIPAZHIT

 

Përballë epidemisë COVID-19 (Coronavirus) që e ka pasur prejardhjen nga Kina, Shoqëria Adria Ferries ka ndërmarrë disa masa adoptuese për të siguruar shëndetin dhe mirëqenien e të gjithë mysafirëve dhe të ekuipazhit.

Siç është bërë e ditur, disa Qeveri, ndërmjet të cilave edhe ajo Italiane, po marrin masa parandaluese për të kufizuar përhapjen e Koronavirusit. Për të mbrojtur shëndetin publik, është thelbësore që në mënyrë skrupuloze të respektohen direktivat dhe linjat udhëzuese përkatëse që jepen herë pas here.

Shoqëria Adria Ferries, ka qenë gjithmonë e vëmendshme ndaj shëndetit dhe mirëqenies së pasagjerëve, prandaj po kërkon bashkëpunimin e të gjithëve me anën e plotësimit të një autocertifikimi në formën e një pyetësori i cili do të soministrohet përpara hipjes në bord.

 

Shkarkoje këtu pyetësorin:

PYETESOR

 

Në varësi të përgjigjeve të pasagjerëve, mund të merren masa kufizuese për imbarkimin. Trajtimi i të dhënave do të bëhet duke respektuar plotësisht normativën e Privatësisë. Pa të dhënat personale, Shoqëria nuk do të ketë mundësi të garantojë hipjen në bordin e anijeve të saj.

 

Shkarkoje këtu informativën:

INFORMATIVE

 

Më poshtë ju kujtojmë 10 mënyra veprimi që duhet të ndjekim, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Institutit të Lartë të Shëndetësisë:

 

  1. Laj shpesh duart
  2. Shmang kontaktin e ngushtë me personat që vuajnë nga infeksionet akute të frymëmarrjes
  3. Mos i prek me duar sytë, hundën dhe gojën
  4. Mbuloje gojën dhe hundën nëse teshtin ose kollitesh
  5. Pastroji sipërfaqet me dezinfektues me bazë klori ose alkooli
  6. Mos përdor ilaçe antivirusale as antibiotikë, me përjashtim të rastit kur përshkruhen nga mjeku
  7. Kontakto numrin jeshil 1500 në qoftë se ke ethe ose kollë dhe nëse je kthyer nga Kina nga të paktën 14 ditë
  8. Përdor maskën vetëm nëse ke dyshim se je i sëmurë ose nëse kujdesesh për njerëz të sëmurë
  9. Produktet MADE IN CHINA dhe pakot që merren nga Kina nuk janë të rrezikshme
  10. Kafshët shtëpiake nuk e përhapin koronavirusin (coronavirus) e ri

 

Lista e vendeve dhe zonave të kuqe:

LISTA E VENDEVE DHE ZONAVE TE KUQE

Cmimet dhe oraret Adria Ferries

News Adria Ferries

Ofertat Adria Ferries