AdriaferriesAdriaferriesAdriaferries Adriaferriesvideo tragetesh Adriaferrieskontakte tragetesh Adriaferries
AdriaferriesAdriaferriesAdriaferriesAncona Bari DurazzoAnije TrageteCmime trageteshOrare trageteshPrenotim tragetesh

OFERTA DHE TE REJA!

PRENOTO NE LINJE


SHERBIM SMS


Servizio SMSLajmet me te reja menjehere ne telefonin tuaj

NA NDIQNI NE...


Adria Ferries FaceBookAdria Ferries su YouTubeAdria Ferries Twitter

AADRIA FERRIES SPONSOR GJENERAL I ENFANT TERRIBLE


Adria Ferries sponsor gjeneral i Enfant Terrible
RREGULLA GJENERALE

ANULLIMET DHE KTHIM PARASH
Anullimi i nje bilete me vend te fiksuar i nenshtrohet kushteve te meposhteme:
  1. Ne diten e prerjes se biletes: asnje penalitet vetem per bileta te prera para dites se nisjes;
  2. Deri ne 7 dite para nisjes do te kthehet 90% i cmimit te biletes;
  3. 6 dite para deri ne diten e nisjes do te kthehet 75% i cmimit te biletes;
  4. Diten e nisjes kthehen 50% e cmimit te biletes.
Pasagjeret qe nuk paraqiten ne zyren e imbarkimit, pa anulluar me pare udhetimin nuk kane te drejten e asnje kthim parash. Kthimi i parave do te behen eskluzivisht ne vendin ku eshte prere bileta, nepermjet zyres qe e ka prere me kusht qe anullimi te rezultoje i regjistruar ne proceduren e sistemit.

VALIXHET
Pasagjeri mund te mbaje me vete vetem valixhet personale. Pasagjereve qe udhetojne me makine ju lejohet te lene valixhet ne makine. Gjate udhetimit pasagjeret nuk mund te hyjne ne garazhin e tragetit. Eshte parashikuar, ne varesi te anijes ne linje, nje sherbim depozite me pagese per valixhet.

SISTEMIMI NE BORD
Ndryshime te mundeshme te sistemimit duhet t'i kerkohen personelit te caktuar tek zyra e informacionit. Pasagjeret duhet te lirojne dhomat ne nje kohe te mjaftueshme para mberritjes.

KAFSHE SHTEPIAKE
Qente duhen te jene te pajisur me maska dhe vendosen tek kafazet e anijes. Macet dhe kafshet e tjera shtepiake duhet te transportohen ne kafaze ose shporta.
Ushqimi eshte ne ngarkim te pronareve te tyre. Kafshet duhet te jene te pajisura me certifikate shendetesore nderkombetare te vlefshme

IMBARKIMI - KOHA LIMIT PER PRANIMIN
Pasagjeret e prenotuar, edhe pse te pajisur me bilete, nuk duhet te paraqiten direkt ne anije por duhet te paraqiten tek agjensia e imbarkimit te pakten tre ore para nisjes, per te kryer check-in dhe kontrollin ne kufi. Ne rast vonese, Shoqeria e lundrimit ka te drejten e fshirjes se prenotimeve perkatese dhe te pranoje pasagjeret e tjere ne pritje.

MAKINAT TREGETARE/INDUSTRIALE DHE AUTOMJETE PER EKSPORTIM
Duhet te presantohen ne kohen e duhur per te plotesuar formalitetet doganore.

PASHAPORTAT DHE DOKUMENTET SHENDETESORE
Pasagjeret duhet te jene te pajisur me pashaporte ose me dokument tjeter te vlefshem per te kaluar kufirin dhe, ne qofte se kerkohet, viza dhe certifikate shendetesore. Shoqeria e lundrimit nuk eshte pergjegjese ne rast se pasagjeri nuk niset per shkak te dokumentave jo te rregullta per te kaluar kufirin, per rrjedhoje nuk parashikohet asnje kthim parash.

NORMATIVA KOMUNITARE DHE NDERKOMBETARE PER SIGURINE
Zoterinjte pasagjere duhet te jene te vemendshem qe, ne sherbim te normatives se Sigurise, emrat dhe targat e vendosura ne bilete eshte e nevojshme te korespondojne me pasagjeret dhe makinat e tyre qe udhetojne. Ne rast te kundert autoritetet qe kontrollojne mund te refuzojne hyrjen dhe hipjen ne anije.

CMIMET
Cmimet perfshijne transportin detar dhe sherbimin ne bord. Cmimet nuk perfshijne ushqimin, pijet, bakshishet, taksat, shpenzimet dhe kompetencat per hipje/zbritje, tarifen per karburantin dhe taksat e Sigurise, siguracionet e mundeshme per pasagjeret, valixhet dhe automjeteve, shpenzimet e anullimit te udhetimit, shpenzimet e prenotimit te kerkuara nga agjensite e udhetimit dhe shpenzimet personale. Nuk mund te aplikohet me shume se nje zbritje dhe zbritja nuk mund te kerkohet mbas udhetimit.

USHQIMI NE BORD
Nuk eshte i perfshire ne cmim. Ne bord eshte gjithesesi ne funksionim nje sherbim restoranti, bar dhe bufe ku mund te konsumohet ushqimi edhe ne rast te nisjeve ne mbremje.

ITINERARI, ORARET
Oraret e nisjes dhe mberritjes jane te treguara ne oren lokale dhe nenkuptojne nga piloti ne pilot. Itineraret dhe oraret mund te pesojne ndryshime pa paralajmerim. "Shoqeria e Lundrimit" nuk pergjigjet per ndryshimet e papritura te detyruara nga forca madhore dhe motive teknike.

BILETAT ME DATE TE HAPUR
Biletat me date te hapur jane te vlefshme gjashte muaj mbas dates se prerjes. Caktimi i vendit ne bord ne daten e deshiruar duhet te kerkohet ne kohe te mjaftueshme para dates se nisjes. Diferencat e tarifave duhen te rregullohen nga pasagjeret ne momentin e hipjes. Ne rast anullimi dhe kthim parash do te aplikohet nje penalitet prej 10% te vleres se biletes per shpenzime administrative.

HUMBJA E BILETES
Humbja dhe vjedhja e nje bilete duhet te komunikohet menjehere tek Agjensite Portuale ne menyre qe ato te ngrijne bileten.

NE RAST VJEDHJE
Diten e nisjes mbas prezantimit te denoncimit te paraqitur tek Autoritetet kompetente, pasagjerit do t'i jepet prane zyres se imbarkimit nje dublikate e biletes pa paguar tarife shtese.
Ne rastin kur pasagjeri, mbas vjedhjes heq dore nga udhetimi, kthimi i parave te biletes duhet t'i kerkohet Shoqerise se lundrimit pas 180 diteve.

NE RAST HUMBJE
Diten e nisjes pasagjeri, duke ripaguar vleren e plote te biletes, mund te mare tek zyra e imbarkimit, nje dublikate te biletes origjinale duke perdorur te njejtat sistemime te caktuara me pare.
Mbasi kalon nje periudhe prej 180 ditesh, duke rezultuar qe bileta e humbur nuk eshte perdorur, Shoqeria e lundrimit procedon per kthimin e parave.

PERDORIMI EKSKLUZIV
Kur caktohet nje kabine per perdorim ekskluziv, per c'do shtrat qe nuk perdoret aplikohet nje vlere sa gjysma e vleres se plote. Eshte fakultative nga ana e Shoqerise se lundrimit te mos caktoje kabina per perdorim ekskluziv ne disa periudha te vitit.

INFORMATIV PER TE DHENAT E PASAGJERIT
Pasagjeret jane te detyruar te na japin te dhenat e meposhtme: emrin, mbiemrin, seksin, moshen. Eshte ne deshire te pasagjerit te jape informazione per sa i perket nevojes personale per kura ose asistenca te vecanta ne situate emergjence. Informacionet e kerkuara dhe te dhenat e lena nga pasagjeri jane te detyruara ne baze te ligjit Internacional 97/41/CE.

NISJET DHE ORARET MUND TE JENE SUBJEKT I NDRYSHIMEVE PA PERJASHTIM: KESHILLOHET PRENOTIMI PARAPRAK